LIVE UPDATES
Politike

Bardhi u drejtohet kandidatëve: Këlliçi, Cara dhe Boçi duhet të dalin në zgjedhje me logon e PD-së

Bardhi tha se nëse demokratët nuk do gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do dalin në zgjedhje me dy kandidatë, kjo gjë do të jetë një dhuratë për kryeministrin Edi Rama.

8 Mars 2023, 16:09 Nga F.M
Bardhi u drejtohet kandidatëve: Këlliçi, Cara dhe Boçi
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi iu drejtua me emra kandidatëve të Primareve dhe tha se të gjithë duhet të dalin me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion”, Bardhi tha se nëse demokratët nuk do gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do dalin në zgjedhje me dy kandidatë, kjo gjë do të jetë një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. Deputeti përmendi emra si Belind Këlliçi, Igli Cara apo Luçiano Boçi dhe se ata duhet të prezantohen me logon e selisë blu.

“Askush nuk ka thirrur fitore për vendimin e Apelit, por propozimi ynë ka qenë në diskutim në mënyrë të vijueshme. Unë personalisht dhe secili prej kolegëve kemi thënë që cilido vendimi i Apelit do respektohet dhe në këtë rast po e respektojmë. Është e vërtetë që çështja është kthyer për rigjykim. Unë jam i bindur se konflikti ligjor brenda PD ka përfunduar, megjithatë nuk e zgjidh problematikën brenda PD. Së pari propozimi është bërë publik nga Alibeaj pas mbledhjes sonë, por propozimi është bërë në mënyrë të vijueshme. Nevoja për të dalë me një kandidat në zgjedhje. Këlliçi duhet të jetë kandidat i PD-së në zgjedhje, e kam thënë hapur. Ai do duhet të jetë kandidati i atyre që regjistrohen në KQZ nën siglën e PD. Duke qenë se nuk kemi pasur përgjigje pozitive kemi dalë me atë propozim zyrtar që është i çdo kolegu në grupin parlamentar dhe në Kryesi. Është kolegjial. Secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm që brenda kampit opozitar ka dy kandidatë, por fituesi i atyre zgjedhjeve do jetë Edi Rama. A mund të ketë pengesa në zgjidhjen që ofrojmë ne, patjetër që po. Por ne jemi këtu për të ofruar zgjidhje. Unë nuk këmbëngul që të kem domainin e të vërtetës, nëse kandidatët e Primareve konsiderohen fitues nga kolegët le të përqendrohemi që t’i bëjmë fitues edhe në zgjedhje. 14 maji nuk është betejë për PD-në. Ligjërisht është zgjidhur çështja, nuk ka shqiptar që nuk e di. Grupi i Berishës tha vetë që u përjashtuan nga zgjedhjet dhe do gjejnë mënyrën për t’u futur në zgjedhje përmes koalicionit. Të gjithë jemi PD-ja dhe në zgjedhje duhet të shkojmë të gjithë bashkë për të fituar me kandidatët e përbashkët që duhet të mposhtin kandidatët e Edi Ramës. Kjo është retorikë politike, kur thonë që Rama është me ne. Nëse vazhdojmë me këto debate 70 ditë para zgjedhjeve humbasin velem ne dhe demokratët dhe i bëjmë një dhuratë Edi Ramës. Kemi 6 muaj që nuk përfshihemi në retorikë përçarëse brenda PD-së. Kandidatët sot duhet të kishin një infrastrukturë të plotë. Këto janë debate politike e ligjore. Duhet të fokusohemi se si kandidatët e opozitës së bashkuar të fitojnë zgjedhjet e 14 majit. Si po i bëjmë ne dhuratë Edi Ramës kur themi që duhet të kemi një kandidat? Unë nuk kam një gjykim për këtë, dua të besoj te përgjegjshmëria e secili koleg në PD, nuk është moment për urrejtje dhe konflikt, por duhet të bëhemi bashkë kundër Edi Ramës. A ka gjë më të sinqertë që të thuash se kandidatët e caktuar për Tiranën, Durrësin e Elbasanin duhet të mbështeten nga të gjithë?”- tha Bardhi.

negociatat e pd gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj