E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Basha theksoi se, pavarësisht situatës aktuale, ai është i angazhuar për të ofruar një alternativë politike të re për shqiptarët.
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës është e kalbëzuar dhe ka marrë mandatin e vitit 2021 në bashkëpunim me bandat kriminale. Gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Basha theksoi se rastet si Çyrbja dhe përgjimet që lidhin Ramën me bandat e Durrësit dhe Elbasanit e vërtetojnë këtë bashkëpunim.
Ai gjithashtu tha se opozita po kalon një moment të vështirë, për shkak të problemeve të shkaktuara nga Sali Berisha dhe ndikimeve ndërkombëtare. Basha theksoi se, pavarësisht situatës aktuale, ai është i angazhuar për të ofruar një alternativë politike të re për shqiptarët.
Pjesë nga biseda:
"Që kur ka ndodhur gjyqi i 11 qeshorit, PD zyrtare e deri atij momenti është riformatuar në atë që e quajnë edhe mediat Demokratët Euroatlantikë, që është një strukturë me njerëz nga jugu në veri, në çdo qendër votimi dhe që aktualisht pasi ka shpallur programin në Konventën e 1 qershorit, aktualisht është në proces të finalizimit të kandidaturave për deputetë. Siç mund ta imagjinosh, ky është një proces shumë intensiv edhe në rrethana normale, sigurisht nuk ndodhemi në rrethana normale. Kemi nga njëra anë një qeveri të kalbëzuar si kjo e Edi Ramës, të vërtetuar që mandatin e 2021 e ka marrë në bashkëpunim me bandat kriminale, sic tregojnë përgjimet e rastit Cyrbja, me bandat e Durrësit dhe Elbasanit. Apo sic tregoi VOA, ku një në katër votues pranoi se kishte votuar për qeverinë nën presion për vendin e punës. Nga ana tjetër kemi një opozitë me një problem të madh brenda, të shkaktuar nga ish drejtuesi i PD, zoti Berisha, për shkak të interesave dhe problemeve që ka me SHBA dhe MB, ashtu edhe me drejtësinë shqiptare.
E gjithë kjo ka krijuar një situatë ku aktorët e vjetër të politikës duan që Shqipëria të mos ndryshojë. Këtë e bëjnë në një pakt të ndërsjelltë me njëri tjetrin. Zoti Berisha është pajtuar thuajse edhe publikisht me faktin që në rrethanën ku ndodhet opozita për fajin e tij, nuk ka ai vetë asnjë mundësi të largojë Ramën, ndonëse për tre vite i gënjeu demokratët se ai ishte zgjidhje për të larguar Edi Ramën. Është goditur rëndë shpresa e demokratëve dhe shqiptarëve, ndaj nuk është e lehtë të ndërtosh një program dhe ekip për të dalë para shqiptarëve. Kurrë nuk e kam parë atë pjesë të misionit që më angazhoi në politikën aktive, të lidhur me një karrike apo me një funksion të vecantë. Veprat e mia, jo vetëm fjalët kanë folur qartë se kam vendosur misionin mbi karriken. Në këtë kuadër kam një axhendë të ngjeshur nga mëngjesi deri në darkë, në takime në Tiranë dhe jashtë Tiranë, që para shqiptarëve të dalim me një alternativë," tha Basha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha nuk ka asnjë shans që të futet në listat...
Sali Berisha TIRANË- Rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson nevojë jetike për politik&eu...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë ai është drejtues i Demokratëve Euroatlantikë, një...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK. I ftuar në emisionin “Opin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar ditën e tij si e kalonte gjatë kohës në arrest shtëpie. I pyetur...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se do të jetë në garë për kryeministër, nëse PD fiton z...
Takimi KOSOVË- Ditën e sotme në Prishtinë është pritur në takim kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtis&eu...
Ola Xama Gazetarja Ola Xama, ka bërë një “skanim” të personave në rrethin e ngushtë të Erion Veliajt, të...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimi i SPAK për Erion Veliajn, familjarët e tij dhe ...
TIRANË- Pas gati 11 orë debate dhe diskutime është mbyllur seanca plenare e ditës e sotme. Fillimisht seanca nisi me debate...