6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Muçostepa u prit në takim nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Në një reagim në "Facebook" Malaj shkruan se ky takim është regjistruar me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
KOSOVË- Ditën e sotme në Prishtinë është pritur në takim kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa. Muçostepa u prit në takim nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Në një reagim në "Facebook" Malaj shkruan se ky takim është regjistruar me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Më tej në reagim theksohet se takimi kishte qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë. Sipas Malajt kjo Dhomë e përbashkët do të jetë në interes të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozoj qeverive të dy vendeve shqetësimet e komunitetit të biznesit në përputhje me deklaratën e përbashkët të nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në vitin 2018 në Pejë.
"Me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në datë 12 Dhjetor erdhi në Prishtinë Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë znj. Ines Muçostepa e cila u prit nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Rafuna. Pjesë dhe mbështetëse e takimit me qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”, ishte Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë .
Kjo Dhomë e përbashkët do të jetë në interes të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozoj qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me deklaratën e përbashkët të nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018 në Pejë.
Nga sot ky organizëm do të vazhdoj me gjithë hapat e nevojshëm për funksionalizimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë” dhe zbatimin e deklaratës së objektivave të përbashkëta për këtë qëllim," thuhet në reagimin e Malajt në "Facebook".
Në lidhje me këtë takim ka reaguar edhe Oda Ekonomike e Kosovës. Në reagim theksohet se palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”.
Më tej shtohet se Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozojë qeverive të vendeve shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet. Në reagim theksohet se ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë
"Sot më datë 12 Dhjetor në Prishtinë, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërsie znj. Ines Muçostepa u prit nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Rafuna dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj në takim zyrtar me qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”, me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve.
Palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”." Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë” do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozoj qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me objektivat e deklaratës së përbashkët për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”, e nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018 në Pejë. Ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë,” thuhet në reagim.
Ola Xama Gazetarja Ola Xama, ka bërë një “skanim” të personave në rrethin e ngushtë të Erion Veliajt, të...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimi i SPAK për Erion Veliajn, familjarët e tij dhe ...
TIRANË- Pas gati 11 orë debate dhe diskutime është mbyllur seanca plenare e ditës e sotme. Fillimisht seanca nisi me debate...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e Erio...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në një leksion të hapur në ceremo...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij në një leksion të h...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij në përfundim të shkollës politike t&eum...
Petro Koçi TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës tij në përfundim të shkollës politike t&...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë ...