12 Tetor 2022, 12:22
Nga e.k
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë me dije se bisedimet ne grupin e deputetit Enkelejd Alibeajt në lidhje me zgjedhjet vendore dhe daljes me një kandidat të përbashkët vazhdojnë intensivisht. Duke folur gjatë një konference për mediat Boçi u kujdes të saktësonte se nuk bëhet fjalë për negociata por për bisedime. Sipas tij një shenjë se këto bisedime po bëhen në interes të demokratëve është dhe tërheqja e ankimimit në Gjykatë të bërë nga Enkelejd Alibeaj. Boçi tha se bashkimi duhet të nisë me tërheqjen e ankimimit të bërë në Gjykatën e Apelit nga Enkelejd Alibeajt.
"Ankimimi është anti-ligjor. Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për bashkëpunim duhet të konkretizohet me vepriome konkrete, tërheqja e një ankimi anti-ligjor, sepse kjo i vë një pikpyetje të madhe marrëdhënies. Kandidati është i përbashkët", tha ai.
Numri dy i selisë Blu u shpreh se baza e Partisë Demokratike është bashkuar ndërsa shtoi se po punohet që të ketë edhe një bashkim "vertikal" të Grupit Parlamentar.
"Bisedimet se nuk ka negociata, nuk kanë munguar kemi qenë në bisedime instensive. Do vazhdojmë të bisedojmë se ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve, horizontale është arritur pasi baza është e bashkuar. Do vazhdohet biseda në nivel deputetësh për të unifikuar grupin parlamentar. Mos të harrojmë se kemi pasur nhjë kërkesë për të ardhur me një draft për reformën territoriale dhe zgjedhore", tha Boçi
Pyetjes se si e komenton deklaratën e bërë nga deputeti Gazment Bardhi se ky bashkim do të jetë vetëm për zgjedhjet vendore zgjodhi që t'i shmanget me diplomaci duke u fokusuar tek bisedimet mes palëve.
"Faktet janë ato që konkludojnë idetë, sa kohë kemi fakte që shkojnë në kundërshtim me deklaratat, duhet shoqëruar dhe me veprime reale. Janë proceset ato që i bashkojnë demokratët. Bisedimet të shoqërohen me tërheqjen e ankimimit dhe futjën në primare. Është kusht për deputetët që të jenë pjesë e grupit parlamentare të PD", shtoi ai
Sa i përket primareve Boçi tha se po konkludohet data më e afërt e shpalljes së kandidatëve. "Jemi duke konkluduar datën më të afërt. Mund edhe të vetpropozohen kandidatët ose të propozohen nga baza", tha Boçi.
Sa i përket marrëdhënies me Partinë e Lirisë ai tha se është një marrëdhënie solide e bazuar në një marrëveshje me piketa të ndara. Ai tha se protestat do të vijojnë edhe në rang kombëtar përveçse lokal. Ai saktësoi se në protestën e djeshme në Elbasan PL ishte pjesë e organizmit.
partia demokratike enekelejd alibeaj
Politike
12 Tetor 2022, 12:09
e.k
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vijuar dhe ditën e sotme me akuzat ...
Politike
12 Tetor 2022, 12:03
F.M
Edi Rama
STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Strasburg, aty ku do t'i drejtohet Këshillit të Evropës në lidhje m...
Politike
12 Tetor 2022, 10:59
f.g
Ledi Shamku dhe Skender Gjinushi
TIRANE- Studiuesja Ledi Shamku ka reaguar pas intervistës së Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë s&...
Politike
12 Tetor 2022, 11:17
F.M
Çlirim Gjata
TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në protestën e zhvilluar sot para Prokurorisë së Pos...
Politike
12 Tetor 2022, 10:59
f.g
Pamje nga konferenca
TIRANE- Zv.ambasadori i SHBA në Shqipëri, Denian Smith deklaroi se shteti shqiptar duhet tëe mbrojë viktimat e tra...
Politike
12 Tetor 2022, 10:36
Edmond Budina
TIRANË- Regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës para prokurorisë së Posaçme Kundër Korr...
Politike
12 Tetor 2022, 09:18
Zgjidhen drejtuesit e departamenteve të Arsimit dhe Brain Gain/Ekselencës. Hapje ndaj kontributeve më të mira akademike dhe profesionale.
...
Politike
12 Tetor 2022, 08:12
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Strasburgut nga ku do t'i drejtohet Asamblesë së Këshillit të E...
Politike
12 Tetor 2022, 07:57
Komisioni Evropian
TIRANË- Komisioni europian vlerëson ecurinë Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me proces...
Politike
11 Tetor 2022, 22:49
k.m.
Flamur Hoxha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, nuk ka besim se procesi i primareve do të çojë PD drejt bashk...