LIVE UPDATES
Politike

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujorin e parë të 2025-ës

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024.

16 Korrik 2025, 07:23 Nga N.F
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujorin
Foto

TIRANË- Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale. Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024.

Shtimi me 25% i shpenzimeve të personelit në vitin 2025 erdhi nga rritja e pagave. Në anën tjetër, shpenzimet kapitale, matësi kryesor i investimeve publike në infrastrukturë, shërbime dhe asete të reja, kanë mbetur praktikisht të pandryshuara në nivelin: 4,1 miliardë lekë milionë lekë, gati të njëjtin nivel si një vit më parë.

Ndërsa kostot e personelit kanë “ngrënë” një copë më të madhe të tortës së shpenzimeve, hapësira për projekte zhvillimi nuk është zgjeruar,  madje realisht është ngushtuar, po të llogariten edhe efektet e inflacionit.

Kontrasti midis ritmit të rritjes së pagave dhe ngrirjes së investimeve po ul produktivitetin e buxheteve vendore, ku shumica e fondeve po përdoren kryesisht për funksionimin e përditshëm, jo për rritje kapacitetesh apo përmirësim shërbimesh.

10 vite nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, në vend që të rrisin shërbimet për qytetaret i kanë përkeqësuar ato. Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territoriale të vitit 2015 dhe gjithashtu, edhe kapacitetet financiare.

Reforma shkriu 373 njësi vendore në 61 bashki, ndërkohë fondet  janë dyfishuar dhe pushteti i bashkive është i gjerë në komunitetet që drejtojnë, që nga strehimi e deri te kujdesi social, bujqësia, infrastruktura rurale dhe arsimi parashkollor, të cilat nëse zotërohen siç kërkojnë ligjet, ata mund të ndikojnë cilësinë e jetës, po aq edhe sa politikat e qeverisë qendrore.

Por në realitet, cilësia e shërbimeve, jo vetëm që nuk ka ndryshuar që nga reforma, por në shumicën e rasteve, kostoja e tyre është rritur, teksa rajonet e Shqipërisë po zbrazen nga popullsia dhe sidomos të rinjtë.

Komunitetet rurale po përballen me mungesa të mëdha në shërbime dhe në infrastrukturë, teksa bashkitë e vendit nuk janë të afta të zbatojnë dhe të realizojnë buxhetet e tyre të vogla karshi nevojave të mëdha.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 2024 pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit./ Monitor

bashki investime

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë