Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se vizita e tyre në Tiranë është një dëshmi e vëmendjes së madhe të Qeverisë Gjermane dhe të kancelarit Merz në drejtim të zgjerimit evropian drejt Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar gjatë ditës së sotme me deputetë të Bundestagut gjerman. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se vizita e tyre në Tiranë është një dëshmi e vëmendjes së madhe të Qeverisë Gjermane dhe të kancelarit Merz në drejtim të zgjerimit evropian drejt Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor Lideri i opozitës thekson se gjatë takimit folën për zgjedhjet e 11 majit 2025, përdorimin e të gjitha burimeve shtetërore nga qeveria në fushatë, duke rikthyer kohërat e dikurshme të partisë-shtet.
Postimi i Berishës:
Takim me deputetët e Bundestagut gjerman: farsa e 11 majit rrëzohet vetëm kur të ndryshojë modeli që ka ngritur Edi Rama
Kënaqësi të prisja në një takim deputetët gjermanë, Tilman Kuban, anëtar i Komisionit për Çështjet e BE-së- dhe Zëdhënës për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag- si edhe Dr. David Preisendanz, anëtar i Komisionit për Çështjet e BE-së.
Vizita e tyre në Tiranë është një dëshmi e vëmendjes së madhe të Qeverisë Gjermane dhe të kancelarit Merz në drejtim të zgjerimit evropian drejt Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor. Misionet faktmbledhëse të Bundestagut, në rajon dhe në Shqipëri, në vlerësimin tim kanë qenë të mirëpritura dhe shumë të dobishme.
Gjatë takimit shkëmbyem detaje mbi farsën elektorale të 11 majit 2025, përdorimin e të gjitha burimeve shtetërore nga qeveria në fushatë, duke rikthyer kohërat e dikurshme të partisë-shtet.
Dy deputetëve të nderuar gjermanë u përshkrova modelin autoritar të regjimit, dhe se si Edi Rama ka ndërtuar të parin dhe te vetmin narkoshtet në Europë, që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013. Kartelet shqiptare kanë arritur tanimë të kthehen, falë tij, në organizatat kryesore të kontrollit të trafiqeve nga Amerika Latine dhe Lindja, e deri në portet kryesore të Europës. Një realitet i kriminalizuar dhe i korruptuar është në bazë të eksodit masiv të shqiptarëve, që varfërohen dita ditës që të forcohet narko-shteti i Ramës.
Pa ndryshuar ky model, Shqipëria nuk do të jetë kurrë në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Në përmbyllje, e mirëprita mundësinë e organizimit të një misioni fakt-mbledhës nga Bundestagu gjerman, duke rikujtuar që gjetjet dhe dokumentat e Parlamentit gjerman mbi Shqipërinë në vitet e shkuara kanë qenë gjithmonë tejet të sakta dhe baza solide për raporte edhe më të qenësishëm.
foto ilustruese KRUJË- Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy n&...
Edi Rama FINIQ- Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama ka nisur që të zbatohet në të gjitha Bashkitë e vendit, por ndryshe nga gjith...
Jurgis Çyrbja TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dë...
Daniel Fried SHBA- Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për shtyp theksoi se shpërndarja e subvencio...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi SPAK-un për mbrojtje ...
Rama GJERMANI- Kreyeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e festivalit muzikor “Herrenchiemsee Festspiele” n...
Foto TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 1...
Alexey Zaytsev TIRANË- Ambasadri i Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaytsev, ka deklaruar se rajoni ka qenë dhe mbetet ...