Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, por edhe për situatën aktuale ekonomike, megjithatë deri më tani nuk është paraparë që në fund të takimit të ketë një deklaratë të përbashkët.
TIRANË- Kosova, Shqipëria dhe 15 shtete të tjera joantëare të Bashkimit Evropian janë ftuar që të marrin pjesë në takimin e parë të forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë, tha një zyrtar i bllokut.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Norvegjia dhe Zvicra janë ftuar, tha ky zyrtar, duke shtuar se ftesë u është dërguar edhe Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe Ukrainës.
Ftesat për 27 shtetet anëtare të BE-së për takimin në Pragë do të dërgohen më vonë, shtoi zyrtari i BE-së.
Ky takim do të mbahet para një samiti joformal të liderëve të bllokut evropian. Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, por edhe për situatën aktuale ekonomike, megjithatë deri më tani nuk është paraparë që në fund të takimit të ketë një deklaratë të përbashkët, tha zyrtari i bllokut.
Idenë për krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane e ka paraqitur në maj presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Siç ka thënë ai, ky forum ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Macron ka thënë se shpreson që ky forum të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët e BE-së në Evropën duke iu referuar Ukrainës, e cila më herët gjatë këtij viti mori statusin e vendit kandidat.
Megjithatë, edhe Franca, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka mbështetur Bashkësinë Politike Evropiane, kanë thënë se ky forum nuk duhet të jetë alternativë e zgjerimit të BE-së.
Marrë nga REL
Edi Rama dhe Joe Biden TIRANË- Teksa kryeministri, Edi Rama ndodhet në New York ku ka takuar Presidentin e Amerikës, Joe Biden dhe Zonj...
Edi dhe Joe Biden SHBA- Kryemninistri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA ka takuar dhe presidentin amerikan Joe Biden. Lajmin e ka bërë...
Komisioni i Reformës Territoriale TIRANË- Maxhoranca ka vendosur të tërhiqet dhe të rishohë vendimin për propozimin p&eu...
Agron Gjekmarkaj dhe Pandeli Majko TIRANË- Pas kreut të Partisë Demokratike, një tjetër deputet i PD ka zgjedhur të ulet p&eu...
Kuvendi i Shqipërisë, votimi i projektligjeve TIRANË- Parlamenti me 101 vota pro ka shtyrë afatin e Komisionit për Refornën t...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar që deputetët të kryejnë bisedimet jash...
Edmond Spaho TIRANË- Nga foltorja e Kuvendit, Spaho u ndal te marrëveshja për mjetet e lundrimit dhe bashkëpunimin me shtetet e tj...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës të cilën e akuzoi se po kërkon...
Belinda Balluku TIRANË- Akuzave të opozitës për dështim ndaj sulmit kibernetik të Iranit, zv.kryeministrja Belinda Ballu...
Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi TIRANË- Është zhvilluar me debate të forta dhe tensione dhe seanca e sotme plenare në Kuvend.&n...