Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Shkodër, Meta ka thënë se shqiptarët do të detyrohen që të paguajnë 110 mln euro për qefin e Ramës dhe Veliajt.
SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar lajmet që kanë dalë sot se Agon Channel ka fituar gjyqin në Arbitrazh me shtetin shqiptar. Gjatë fjalës së tij në Shkodër, Meta ka thënë se shqiptarët do të detyrohen që të paguajnë 110 mln euro për qefin e Ramës dhe Veliajt.
“E morët vesh lajmin sot besoj, shqiptarët do detyrohen të paguajnë 110 mln euro për qefin e Ramës e Velisë që mbyllën një televizion që nuk e kishin në kontroll. Gjobat do vijojnë edhe me televizione dhe biznese të tjera. Sepse janë armiq të betuar të konkurrencës së lirë dhe çdo sipërmarrësi që nuk u nënshtrohet. Të gjithë bashkë më 14 maj votojmë listën tonë fituese," tha Meta.
Ç'lajm u publikua sot?
U raportua se Agon Channel ka fituar përfundimisht përballjen me qeverinë shqiptare për mbylljen arbitrare të televizionit. Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 milionë dollarë.
Lajmi se Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015, ka dalë që në vitin 2021, por edhe atëherë është mohuar nga Rama. Sipas tij, gjyqi vazhdon por nuk bën dot publike të dhëna pasi mund të përdoren kundër në Gjykatë.
Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Becchettin për pastrim parash. Ndërkohë që në Shqipëri, biznesmeni italian Francesco Becchetti është shpallur fajtor për katër akuza nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 17 vite burg. Ai u shpall i fajshëm për: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në listat e kandidatëve për k&eu...
Ilir Meta dhe Bardh Spahia SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shkodra në 14 maj do të f...
Yuri Kim dhe Edi Paloka TIRANË- Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe ambasadores së Shteteve të Bas...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në një aktivitet ku morën pjesë dhe anëtarë të kabinetit të qeveris&e...
Fatma Haxhialiu dhe Ilir Meta TIRANË- Pas kryeministrit Edi Rama e Sali Berishës, Ilir Meta duket se nuk ka në plan që të nisë...
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të rriten me 7% pagat për mjekët dhe infermierët. Dit&...
Belinda Balluku TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, se qeveria po studion edhe &...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursu...
TIRANË- Jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, por duket se abuzimi me ten...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zbardhur diskutimet nga takimi i zhvilluar me ambasado...