LIVE UPDATES
Politike

Meta nga Shkodra: Ju kanë lënë pa Gjykata. Spahia: Në 14 maj, fitore e padiskutueshme

Meta tha se kjo qeveri e ka lënë Shkodrën pa Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative dhe shumë institucione të reja.

5 Prill 2023, 17:42 Nga I.A
 
Meta nga Shkodra: Ju kanë lënë pa Gjykata. Spahia: Në 14
Ilir Meta dhe Bardh Spahia

SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shkodra në 14 maj do të fitojë më bindshëm se sa në 6 mars. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se kjo qeveri e ka lënë Shkodrën pa Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative dhe shumë institucione të reja. Po ashtu, Meta ka shtuar se fitorja e opozitës në qarkun e Shkodrës do të jetë 5-0.

"Bashkë fitojmë në mënyrën më spektakolare në të gjithë Shqipërinë, frymëzimi i fitores është Shkodra e 6 marsit që e vetme e rrethuar nga të gjitha anët nuk u dorëzua por qëndroi në krah të lirisë demokracisë e interesit kombëtar. Në 14 maj e gjithë Shqipëria do të bëhet Shkodër. Shkodranët do ta dënojnë në mënyrën më plebishitare se Rilindja ka bërë gjithçka për të zhbërë Shkodrën si një nga qendrat më të mëdha të vendit tonë. Kam një pyetje për të gjithë ju, mund ta përfytyronte dikush që Shkodra të mos ketë sot Drejtori Arsimi? Kush mund t’ia bënte Shkodrës këtë gjë? Këtë e Bëri Rama dhe Rilindja e tij. Shkodra që është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan të mos ketë as Agjenci ujërash as Bordin e Kullimit.

Këtë e bëri vetëm Rilindja e Ramës. Shkodra kryeqendër të mos ketë Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative, veprime të marra për të ulura peshën administrative, politike të Shkodrës. Shkodrën e ruajti Zoti më 6 mars dhe në 2019 se për besimin Shkodra ka sakrifikuar shumë. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës nëse do të ishte në duart e tyre, siç falimentoi Kavaja, Vora. Jepni mesazhin tuaj duke votuar kundër monizmit më 14 maj. Rinia e Shkodrës nuk ka çmim, e ka vendin këtu, jo jashtë vendit. Jam i bindur se pas 14 majit nis epoka e llogaridhënies. dhe ne marrim mësimin se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë”, tha Meta.

Nga ana tjetër, Bardh Spahia, u shpreh i bindur për fitoren në këtë bashki, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai ftoi qytetarët që të votojnë ofertën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për ta shndërruar 14 majin në një ditë të ndryshimit të madh. 

"Në 14 maj, fitore e padiskutueshme në Shkodër. Në qarkun e Shkodrës do të realizojmë 5:0 rezultatin. Në çdo takim me çdo qytetar njerëzit me zor presin momentin për t'i dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie të papërgjegjshme, kësaj bande kriminale që drejton vendin, nëpërmjet votës së lirë, për të ndryshuar njëherë e mirë një realitet të zymtë që sot i ka kapur për fyti familjet tona, të rinjtë dhe të rejat që i le pa shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre. Sot vijmë jo vetëm me bindjen absolute dhe fitoren, por edhe me një ofertë të jashtëzakonshme për qytetarët tanë dhe e kam fjalën për një program të mirëmenduar të cilin do t'ia paraqesim si ofertën tonë qytetarëve të bashkisë Shkodër ku në fokus kryesor do të jetë ndryshimi i realitetit ekonomik, social të bashkisë, përmirësimit të punësimit, fokus të veccantë tek rinia dhe krijimi i mundësive dhe oportuniteteve të duhura për ta gjetur vetën këtu në vendin e tyre, zhvillimin e turizmit, krijimin e hapësirave sportive, dhënia prioritet e energjisë së gjelbër, hapësirave publike. Ne, përveçse luftës pa kompromis kundër korrupsionit, simbol të kësaj qeverisje, do të kemi një ofertë jashtëzakoinisht të mirë për qytetarët. I ftoj të na bashkohen në këtë datë të ndryshimit të madh që fillon nga Shkodra dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë në fitoren e 14 majit", u shpreh Spahia.  

 

 

ilir meta bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj