6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në letrën drejtuar Vestager, opozita ngre shqetësimin kryesor se afera e Portit të Durrësit shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa vetë Komisioneri thekson faktin se Komisioni Europian i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përputhjes me MSA-në (Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit).
TIRANË- Komisioneri i Zgjerimit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi i është përgjigjur letrës së 20 deputetëve të opozitës në lidhje me aferën e Portit të Durrësit. Letra e deputetëve të Partisë Demokratike i drejtohej zëvendëspresidentes së Bashkimit Europian, Margrethe Vestager, por përgjigjia ka ardhur nga komisioneri Varhelyi. Në letrën drejtuar Vestager, opozita ngre shqetësimin kryesor se afera e Portit të Durrësit shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa vetë Komisioneri thekson faktin se Komisioni Europian i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përputhjes me MSA-në (Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit). Pra duket nënkuptuar se marrëveshja aktuale nuk është në përputhje.
“Në komunikimet me autoritetet shqiptare, Komisioni ka nënvizuar nevojën për të siguruar që projektet e kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë edhe rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me parashikimet e MSA, në veçanti në fushat e prokurimeve publike dhe ndihmës shtetërore. Projektet duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit,”- shkruhet ndër të tjera tek përgjigjia e plotë.
PËRGJIGJIA E PLOTË:
Faleminderit për letrën tuaj drejtuar Zëvendës Presidentes Ekzekutive Znj. Margrethe Vestager, e cila më ka kërkuar t'ju përgjigjem. Në letrën tuaj, ju shprehni shqetësimet tuaja për shkeljet e supozuara të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri (MSA) pas miratimit të ligjit shqiptar për rizhvillimin e Portit të Durrësit. Komisioni Evropian i kushton rëndësinë më të madhe përputhshmërisë me MSA-në. Në këtë drejtim, në komunikimin e tij me autoritetet shqiptare, Komisioni ka theksuar nevojën për të garantuar që projektet në bazë të marrëveshjes së lidhur në vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me dispozitat e MSA-së, veçanërisht në fushat e prokurimit publik dhe ndihmës shtetërore. Qëndrimi i Bashkimit Evropian është paraqitur vazhdimisht, duke përfshirë në Këshillin e fundit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri që u zhvillua më 16 mars 2023. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të respektojnë parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit.
Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë për prioritetet e investimeve të Shqipërisë. Këtu përfshihet Projekti i Portit të Durrësit, ku ne kemi ndjekur nga afër zhvillimet e lidhura. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, aktivitetet e ngarkesave të Portit të Durrësit janë planifikuar të zhvendosen në Porto Romano. Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për investimin për këtë projekt specifik. Megjithatë, Komisioni është në diskutime me përfaqësuesit e qeverisë se si të përdoret shuma e kthyer në një ose në tjetrin projekt investimi. Prandaj, siç është theksuar në mënyrë të përsëritur, Komisioni është i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e zhvillimit të ri tregtar të Porto Romanos që plotësojnë kriteret përkatëse të mbështetjes, nëse kërkohet. Është objektivi ynë i përbashkët të promovojmë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Deklarata vjen një muaj pas miratimit me debate të projektligjit për projektin "Marina dhe Jahtet e Durrësit". Ky projekt parashikon ndërtimin e 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma. Projekti parashikon hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës dhe qeveria shqiptare ka 33.3% të pronësisë së portit. Por opozita dhe investigimet nga gazetarët dhe mediat kanë hedhur dyshime të forta për blerjen e apartamenteve nga të huajtë, faljen e tokës shtetërore për Alabbar. Ndërkohë, ka dhe akuza se ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera./Dosja.al
Belinda Balluku TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme për vendimin e Arbitrazhit për çësh...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë ditën e sotme në një kom...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për që do të garojnë p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se Agon Channel ka fituar gjyqin në Arbitrazh me shtetin shqiptar. Pas...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Ditën e sotme, po bëhet prezantimi i Platformës Elektronike për Raportimin Financiar. Kreu i KQZ-së...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bashkë me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann kanë shkuar për n...
Takimi TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët e N...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e konsideron “kafshatë të vështirë” gjyqin që zhvillohet në Hagë...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati zyrtar i Opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka shpjeguar sloga...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati zyrtar i Opozitës për zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi, ka treguar se çfar&e...