LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi paraqet planin para banorëve të Ndroqit: Transport publik falas dhe mbështetje në bujqësi

Sipas Këlliçit, plani për transportin publik falas jo vetëm është i realizueshëm, por do të ketë edhe investime për modernizimin e tij.

5 Prill 2023, 10:06 Nga A.B
Këlliçi paraqet planin para banorëve të Ndroqit: Transport
Takimi

TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët e Ndroqit, ku i njohu nga afër me projektin e tij që sjell zbutjen e kostos së jetesës pë rata, dhe mbështetje në sipërmarrjet në fshat. Nga transporti publik falas, do të përfitojnë 200 mijë qytetarë të Tiranës. 

“E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë, është të bëjmë Tiranën të jetueshme, të ulim kostot e jetesës. Tani t`ju jap një të dhënë interesante për transportin publik falas, se këtë e ka kapur panik i madh. Këtë shërbim e përdorin 200 mijë qytetarë në ditë. Nga këto 200 mijë, një pjesë marrin abonetë, një pjesë kanë lehtësira, se ka lehtësira. Pra 140 mijë qytetarë në ditë në Tiranë paguajnë biletën 400 lekë. Do të thotë 56 milionë lekë në ditë, e përkthyer në muaj do të thotë 1.5 milionë euro në muaj, në një vit do të thotë 18 milionë euro”-tha Këlliçi.
 
Sipas Këlliçit, plani për transportin publik falas jo vetëm është i realizueshëm, por do të ketë edhe investime për modernizimin e tij. 

“14 milionë euro në vit Erion Veliaj paguan inceneratorin te landfilli i Sharrës që nuk ekziston. Ndërkohë unë dua të paguaj 16.5 milionë një shërbim që përfiton gjithë Tirana, duke garantuar edhe 5 milionë euro të tjera për të investuar te rrjeti i autobusëve, te stacionet, dixhitalizim, modern, europian, dhe është një gjë që bëhet”-u shpreh Këlliçi.
 
Kandidati i opozitës foli edhe për angazhimin tjetër të tij, uljen dhe zerimin e disa taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të lehtësojnë jetën e bizneseve të vogla të kryeqytetit. 

“Nga ana tjetër lakun në fyt ia ka vënë biznesit të vogël. Unë kam dhënë një premtim, taksën e shkollës që ia ka vënë barrë të gjithëve do ta heq, do ta bëj zero, sepse nga janari 2016 ka mbledhur 42 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë shkollë. Pretendon se ka bërë shkolla, por nuk ka bërë asnjë shkollë, i ka bërë vetëm në projekte 3D. Të lirojë trafikun në Tiranë, të heqë disa tarifa, të përgjysmojmë tarifën e pastrim gjelbërimit dhe hapësirën publike”-u shpreh Belind Këlliçi.
 
Ndroqi dhe të gjitha ish-komunat do të jenë përfituese nga plani i Belind Këlliçit për fshatin, ku përfshihen subvencionet në bujqësi, kreditë e buta për fermerët apo dhe ndërtimi i tregjeve në 14 njësi administrative të Tiranës.

“Në lidhje me fshatin, padiskutim do të ketë një vëmendje të rritur. Për çdo njësi të Tiranës, normalisht ne duhet të kemi 15 tregje, ku të shiten produktet “Made in Tirana”, që prodhohen në Tiranë. Për çdo fermer që vjen dhe shet produktin bio të fshatit në Tiranë, do të ketë zero taksë. 7 milionë euro çdo vit do të shkojnë për subvencione për fermerët. Për të gjithë ata që prodhojnë dhe i kanë prodhimet e tyre bio, ne do t`i krijojmë mundësinë t`i subvencionojmë dhe të vinë ta shesin produktin e tyre në Tiranë. Do të vëmë një fond të veçantë 3 milionë euro çdo vit, për të gjithë ata që duan të marrin kredi, që nuk ia dalin dot, do t`i financojmë interesin në bankë. Do të financojmë të gjithë ata që duan të bëjnë një biznes të ri, do ti financojmë me të paktën 10 mijë euro bizneset e reja në fshat”-u shpreh kandidati për bashkinë e Tiranës.

belind kellici

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj