LIVE UPDATES
Politike

Belind Këlliçi prezanton projektin e nënkalimit tek "Sheshi Skënderbej" (VIDEO)

Belind Këlliçi është shprehur se tuneli mundëson rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën Sheshin Skënderbej, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës.

20 Prill 2023, 10:55 Nga k.m.
Belind Këlliçi prezanton projektin e nënkalimit tek
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar sot projektin e nënkalimit tek “Sheshi Skënderbej” ku ka hedhur idenë e ndërtimit të një tuneli nëntokës për makinat. Në takimin që ka zhvilluar sot, Këlliçi është shprehur se tuneli mundëson rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën Sheshin Skënderbej, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës.

FJALA E PLOTË E KËLLIÇIT:

Jemi mbledhur në këtë Shesh për të prezantuar zgjidhjen tonë për problemin e trafikut në Tiranë: ndërtimin e një tuneli nëntokësor për makinat, që do te mundësojë rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën Sheshin Skënderbej, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës. Ne ofrojmë sot një zgjidhje të thjeshtë por shumë të rëndësishme për trafikun në Tiranë, vecanërisht në qëndër të saj, sepse ai është kthyer prej vitesh në një makth për qytetarët e Tiranës.

Dhe këtu nuk po flas vetëm për kohën e humbur dhe pamundësinë për të programuar, për secilin nga ne, takimet dhe oraret. Implikimet e një trafiku kaq të rënduar janë shumë më të mëdha për qytetarët e Tiranës: •   Së pari, kjo është një kosto shumë e lartë për buxhetin e familjeve. Familjet e Tiranës shpenzojnë dy herë më tepër karburant për makinat e tyre, si pasojë e një trafiku që nuk ndalon kurrë. Sipas përllogaritjeve tona, fatura finaciare për familjet që përdorin makinat, pikërisht për hir të trafikut, është më e madhe se 100 mijë lekë të vjetra në muaj (ose 100 euro në muaj); •   Së dyti, edhe më e rëndësishme, ka të bëjë me shëndetin e banorëve. Ndotja në qendër të Tiranës si pasojë e trafikut është rreth 5 herë më e lartë. Ndërkohë në të gjthë Tiranën është shumëfishuar numri i të sëmurëve të aparatit respirator, vecanërisht është rritur numri i fëmijëve astmatikë pikërsht prej kësaj ndotjeje.

Nëse vazhdohet kështu në Tiranë, ky qytet do të kolapsojë. Në të vërtetë, jemi shumë afër kësaj pike. Sepse nuk mund të vazhdohet me ndërtimet pa asnjë planifikim urban, nuk mund të vazhdohet me flotë autobuzësh që janë jashtë kondicioneve teknike, nuk mund të vazhdohet pa parkime, pra, nuk mund të vazhdohet pa e rikonceptuar të gjithë këtë cështje nga e para! Trafiku në Tiranë është një çështje e cila duhet zgjidhur me prioritet absolut, për të gjtha arsyet e përmendura më sipër. Por siç edhe të gjithë e dimë, ajo duhet të vijë nga një sërë ndërhyrjesh që kanë lidhje me trasportin cilësor, të sigurtë dhe dhe falas, me korsitë e dedikuara të autobusëve të shpejtë, me biletat elektronike dhe aplikacionet ndihmuese për udhëtarët, me riikonceptimin total të lëvizshmërisë në Tiranë, me hapjen e rrugëve të reja dhe rikualifikimin e rrugëve dytësore, të cilat mund të shfryjnë trafikun, me vepra infrastrukturore që nuk zgjasin pafund sic është rasti i Unazës së Madhe, me një plan të mirëfilltë për parkimin si dhe me policinë bashkiake që nuk është aty vetëm për gjoba, po për të ofruar ndihmë dhe zgjidhje.

Gjithashtu, dua të ritheksoj edhe një herë që angazhimi im për të reduktuar përgjysëm kohën në trafik për qytetarët dhe për të kthyer brenda cilësinë e ajrit brenda normave të BE-së, është jo vetëm i mundshëm por i domosdoshëm. Por le t`i kthehemi edhe një herë zgjidhjes që ne ofrojmë sot: sic edhe e shikoni në ekranin LED dhe ne tabelat e paraqitura, zgjidhja është e thjeshtë dhe me kosto mjaft të përballueshme. Ekipi im është duke punuar për të ofruar zgjidhje teknike të ngjashme edhe ne kryqëzimet e tjera në Tiranë, ato që janë kthyer tashmë në pika bllokimi të mëdha për trafikun.

Të nderuar qytetarë të Tiranës, zgjidhja e e problemit të trafikut në Tiranë, si dhe dhjetëra e dhjetëra problemeve të tjera të kryeqytetit, kërkon një program të mirëfilltë që ne e kemi, kërkon specialistë që ne i kemi, kërkon vullnetin  për zgjidhje që ne e kemi. Ne të gjitha këto i kemi. Por për këtë nevojitet ndryshmi i madh në datën 14 maj. Atë e keni ju në duart tuaja. Ju mund t`i jepni zgjidhje këtyre problemeve, duke votuar numrin 5, Belin Këllicin dhe siglen “Bashkë Fitojmë”, për një grup të jashtëzakonshmë këshilltarësh bashkiakë që do të mbrojnë interest tuaja!

belind këlliçi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj