6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Teksa i bëri thirrje drejtësisë për të çuar autorët para drejtësisë, Manja i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës se ngjarja ishte politike.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, u pyet ditën e sotme nga gazetarët për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Teksa i bëri thirrje drejtësisë për të çuar autorët para drejtësisë, Manja i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës se ngjarja ishte politike. Ministria tha se ndjen neveri dhe përçmim për këto deklarata që bëhen për qëllime personale.
“E para dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim në këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, më pas jemi aleatë apo mund jemi dhe kundërshtarë politikë. Por në rastin konkretë duhet të bashkohemi në një kërkesë. Atë të zbardhjes menjëherë të kësaj ngjarje dhe të vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar menjëherë përpara drejtësisë. Tani lidhur me akuzat e djeshme, unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politik apo për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri dhe përçmim, por është momenti të ftoj edhe njëherë organet ligjzbatuese që një orë e më përpara të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të shkojnë përpara drejtësisë”-u shpreh Manja.
Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Nikulaj ka marrë kërcënime ditët e fundit nga ata që ai i quajti “mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu”.
Çfarë ndodhi dje?
Ardian Nikulaj (Marku) u vra mesditën e djeshme teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.
51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së./Dosja.al
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se janë marrë vendime për rritjen e paga...
Ogerta Manastirliu TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se paga për administrat&eu...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët, pas përfun...
Mesazhi TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka ...
Të 22 mijë votuesit e regjistruar në Bashkinë Tropojë pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kryetarit aktu...
Pjerin Ndreu TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës dhe kryebashkiaku aktual, Pjerin Ndreu i është...
Emirjana Sako dhe Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sdeklaruar se Partia Socialiste nuk mbështet kandidatët me sponsorizime...
KQZ TIRANË- Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po forcon mbikëqyrjen e financimit të partive politike gjatë fushat&eu...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dërguar sot për verifikim te thelluar 11 kandidatë për anëta...
Enton Abilekaj dhe Andi Bushati TIRANË- Vendimi i KAS për të vendosur emrin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta n&eu...