LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Besoj se ka një padi ndaj Luftar Hysës, nëse nuk ka, do e bëjmë

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Altin Dumani është njeriu që futi nocionin e amnistisë së krimit elektoral.

14 Nëntor 2025, 13:55 Nga E.d
Berisha: Besoj se ka një padi ndaj Luftar Hysës, nëse nuk ka, do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do bëj një padi ndaj Luftar Hysës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Altin Dumani është njeriu që futi nocionin e amnistisë së krimit elektoral.

Berisha tha se PD Kështu protestoi 46 javë Erion Veliajn dhe e akuzuan jo për çështjen e ‘5D’ dhe për djegësin e Tiranës, por u akuzua thjeshtë për grabitje parash nëpërmjet OJF-ve për familjen e tij.

"Unë mendoj se ne kemi bërë, duhet të ketë padi. Por do ta shohim në qoftë se nuk ka padi, unë besoj se ka padi.
Po aty, ata tonat i kanë dosje armiqsh, vetëm kur nuk kanë ku shkojnë. Së pari, ata që njohin diktaturat, ose që i studiojnë ato, të shkuarat apo të sotmet do të gjejnë se, institucioni i akuzës persekuton si kundërshtarët politikë, persekuton edhe kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar. Madje të them një gjë, ka vende të cilat e bëjnë me shumë vendosmëri.
Të garantoj se në diktaturën komuniste, korrupsioni ishte pakrahasimisht më i ulët se ky që është sot. Dhe për një dhi apo një dele, burgosej tjetri disa vite. Nuk është se falej korrupsioni në diktaturë. Por diktatori e përdorte prokurorinë kundër kundërshtarëve politikë. Tani, a ka ndërmend të them unë, me këtë që po them, se opozita është e paprekshme? Absolutisht jo. Opozita është e prekshme plotësisht, është nën ligj, por kur ti arreston dhe persekuton në vitin elektoral si persona nën hetim, arreston si persona nën hetim, ja ku e ke Ilir Metën, liderët e tre partive kryesore opozitare, njërin prej tyre e vë në ndjekje penale, atëherë besoj se, është e qartë si drita e diellit se ky është një sulm ndaj pluralizmit politik.
Dhe kjo nuk mund të mohohet. E bëre në vitin elektoral. I mbajte në vitin elektoral në arrest, njërin në burg, njëri në shtëpi, pa akuzë. Me thuaj ti mua, çfarë dokumentesh mund të lëshoja unë 12 vite pasi kam ikur nga pushteti, apo Ilir Meta. Çfarë dokumentesh disponoja unë. E para kjo.


E dyta, Altin Troplini, i cili është jo i vetëm në këtë shkallë, është njeriu që futi nocionin e amnistisë së krimit elektoral. Dhe për ty dhe çdo njeri që vota ka një peshë të caktuar, dosjet 184 dhe 339, janë dosjet më flagrante të krimeve më flagrante elektorale, të cilat janë ngritur mbi bazën e procedurës më të saktë ligjore. Janë regjistrime të bëra me vendim gjykate dhe këto i amnistoi Altin Troplini. Tani më thuaj ti mua dhe cilido, një prokurori që sulmon pluralizmin, shtyp pluralizmin, amniston. E di çfarë është kjo e dosjeve? Është licencë për Edi Ramën për të krijuar ato që krijoi më vonë. Vijmë tani tek rastet. Së pari, duhet të bëhet pak e qartë dhe njerëzit nuk duhet të besojnë një mashtrues siç është Dumani. Se nga viti 2008-2010, dy ministra u janë hequr imunitetet dhe janë vendosur nën akuzë. Një zv/kryeministër ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion dhe ka shkuar në ndjekje nga prokuroria. Këto që po i paraqesin si risi, janë vetëm mashtrime. Më gjeni kush janë dy ministra në detyrë sot, cili? Asnjë. Përveç Lubisë tani së fundmi. Kështu që kjo veprimtari pra, për të ndëshkuar korrupsionin ka ekzistuar. Madje kjo e SPAK është tre herë më e vogël, 3 herë me shifra, me raporte të DASH, të cilat dëshmojnë se, në vitet 2007-2008, u dënuan nga gjykatat për dosjet e korrupsionit të dërguar nga Task-Forca 630 punonjës. 199 punonjës u dënuan në vitet 2022-2023.


Vijmë tek Erion Veliaj. Besoj se e dëgjuat dje Edi Ramën. Nuk shtrohet këtu, që biri të vrasë babain, nuk kam unë pasaardhës. A e kap, nuk ja thashë unë atij ta thotë, e tha vetë, i doli vetë. A bëri Erion Veliaj përpjekje të hapura për tu paraqitur më shumë se i dyti në PS? Absolutisht po dhe nuk mund ta mohojë njeri, dhe e vërteta është që ai krijoi në parlament, krijoi në parti një mbështetje të fortë. Kështu që për Erion Veliajn ne protestuam 46 javë. Erion Veliaj e akuzuan jo për çështjen e ‘5D’, jo për djegësin e Tiranës, u akuzua thjeshtë për grabitje parash nëpërmjet OJF-ve për familjen e tij.
Erion Veliaj e kishte dosjen plotë, por Erion Veliaj i dha përgjigje Rama dje. Nuk kam unë të dytë, nuk kam pasardhës unë. Iku e tregoi veten. Dy, tek Belinda. Besoj se çdo njeri që ka ndjekur ato që mediat kanë publikuar dhe ato nuk janë gjë, seç janë ato që janë në dosjet e Belindës. Se të kesh ti dosjen e Belindës, ajo është më e jashtëzakonshmja. Nuk ka shkrimtar që mund të shkruante një dosje të tillë. Aty është një dosje e papërsëritshme. Palloshi i gjatë është lule në dosjen e saj.
Po nuk janë gjë ato, po pse e mori e motra dosjen. Pse e mori Pamela jashtë të gjitha kritereve. Dosja ka aspekte që tejkalojnë imagjinatën. Në atë rast, ç’është e vërteta prokurori Prençi, duhet të pranojmë se, është përballur me të vërteta të cilat ishin asgjësuese për të në rast se do i mohonte dhe ai nuk mori përsipër ti mohojë. Ai mori përsipër, pavarësisht se u paralajmërua me kokë, ki kujdes kokën i tha Troplini, etj., ai mori përsipër ti qëndrojë ligjit. Nuk kam asnjë të dhënë, se unë nuk jam njeri që besoj shumë në konspiracione. As se Lubisë ja bëri Rama. Ajo Ramës di që i tha, të marr me vete dhe e merr me vete. Këtë mos keni iluzione. Pra ky është qëndrimi. Unë e kuptoj që ju që nuk keni jetuar diktaturën e parë, keni të drejtë që i shihni kështu, por nëse prokuroria përdoret për të shtypur pluralizmin, për të amnistuar dhunimin e votës, ajo është prokurori politike, është politike, është politike." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita luftar hysa

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje