LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria plotëson çdo tregues si narkoshtet", Berisha: Kush e mohon këtë, de facto e mbështet narkoshtetin

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kush e mohon këtë mbështet në të vërtetë atë çfarë ai e quan narkoshtetin.

14 Nëntor 2025, 13:17 Nga E.d
"Shqipëria plotëson çdo tregues si narkoshtet",
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria plotëson çdo tregues si narkoshtet. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kush e mohon këtë mbështet në të vërtetë atë çfarë ai e quan narkoshtetin. Berisha tha se kryeministri Rama ka mbrojtur familjen Hysa, të cilën SHBA e futi në listën e zezë për për pastrim parash dhe lidhje me kartelin e drogës Sinaloa.

Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se ekonomia shqiptare dominohet me sektorin ku investon droga. Berisha tha se si pasojë e kësaj ekonomia shqipëtare është zhvlerësuar me 30-35 përqind. Gjë e cila, sipas tij ka i ka dhënë një goditje fatale sektorit të eksporteve të vendit. Gjithashtu tha se goditje të madhe ka marrë turizmi, për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit dhe për shkak të largimit masiv të shqiptarëve nga Shqipëria.

"Pra, kartelet e drogës, i kanë dyert e hapura anekënd në Shqipëri. Por, për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë ata të cilët duke refuzuar mbështesin narkoshtetin shqiptar, duke e mohuar ekzistencën, mbështesin narkoshtetin shqiptar, po lexoj përkufizimin se narkoshtet është termi politik dhe ekonomik që përdoret për vendet, në të cilat të gjitha institucionet legjitime janë infiltruar nga fuqia dhe pasuria e tregtisë ilegale të drogës, dhe përfaqësuesit e kësaj tregtie. A ka penetrim më të thellë në shtetin shqiptar se sa përfaqësuesit të Sinaloas në zyrën e kreut të ekzekutivit? A nuk është kjo shkalla më ekstreme e penetrimit të tyre? A nuk është avokatia që i bën kryeministri në intervistat e tij, Ramasduro, përfaqësuesve të organizatës narko-terroriste Sinaloa, duke i quajtur një familje të ndershme, etj, etj? Duke mohuar çdo implikim të tyre, duke bërë avokatin e tyre. Pra, nuk po hyj të ndalem në institucione të tjera, ku kreun e grupit parlamentar të PS e udhëheq përfaqësuesi i Sinaloas së Elbasanit. I kartelit të Elbasanit. Ku ministrat i ka emëruar karteli i Troplinëve i Durrësit. Ku 28 deputetë në parlament kanë ardhur direkt të mbështetur nga kartelet.

"Ku gjykatës dhe prokurorë kanë me qindra kilometra biseda dhe mesazhe me eksponentë të krimit të organizuar. Ku vetë Proda pranohet nga të gjitha se është emëruar drejtor i përgjithshëm i policisë nga Suel Çela. Meqenëse jemi në definicionin e narkoshtetit, të më thotë kush... më thanë një ditë gazetarët këtu, më përmendën Avokatin e Popullit, në qoftë se kreu i institucionit nuk ka lidhje, jo dorën, po as dorën në zjarr nuk mund ta vësh për atë institucion ti. Nuk ka vend që ata të mos kenë përfaqësuesit e tyre. Kushti pra i penetrimit të përfaqësuesve apo të parave të karteleve në administratë. Po kushti i dytë më dramatik është ai i ekonomisë. Ekonomia shqiptare sot është ekonomi që dominohet me sektor kryesor sektorin ku investon droga. Kjo ekonomi, apo në Shqipëri, për shkak të narkoeurove dhe narkodollarëve, pra dollarëve dhe eurove të klaneve kriminale të drogës, që futen në Shqipëri nga toka, deti dhe ajri në sasira të pallogaritshme, është zhvlerësuar në mënyrë substanciale euro dhe dollari në kursin e përgjithshëm. Është zhvlerësuar me 30-35 përqind. Ky zhvlerësim i ka dhënë një goditje fatale sektorit të eksporteve të vendit, i cili pëson rënie dyshifrore nga viti në viti, çka do të thotë mbyllje e mijëra ndërmarrjeve të eksporteve dhe shpunësim masiv i shqiptarëve. U kujtoj se për të justifikuar këtë dramë të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, Edi Rama e quante industrinë fason si një industri të botës së tretë që nuk ka pse ekziston në Shqipëri.

Narkoeuro dhe narkodollarët kanë shkaktuar rënien në recesion të prodhimit industrial për shkak të goditjes së madhe të eksporteve, rënien e madhe të prodhimit bujqësore. Ekonomia shqiptare ka sot dy shtylla kryesore. Ndërtimin më kryesor, i cili është rezultat i investimit të miliardave fonde të drogës nga kartelet e drogës. Shqipëria, si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, sipas Eurostat, ka treguesin e ndërtimit 3 herë më të lartë se në Europë, jashtë të gjitha nevojave për ndërtime në këtë vend, që ka humbur 700-800 mijë banorë, në mos 1 milion gjatë 10 viteve të fundit në emigracion. Pra, goditje të madhe ka marrë turizmi për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit dhe për shkak të largimit masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Ata të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit, që po i trajton shqiptarët më keq se çdo pushtim në historinë e tyre, që po varfëron shqiptarët më shumë se çdo regjim tjetër, që ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit të organizuar, drogës dhe trafiqeve kriminale, ata de facto mbështesin narkoshtetin në Shqipëri. Në të gjithë parametrat, absolutisht në çdo parametër, Shqipëria plotëson çdo tregues për narkoshtetin përveç mbrojtjes që i bëjnë zyrtarë të korruptuar propagandës bajate të qeverisë, e cila synon të vazhdojë t’i garantojë narkoshtetit barbarinë mbi shqiptarët." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet