6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në vitet e diktaturës nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë.
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve të diktaturës komuniste. Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në vitet e diktaturës nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë.
Ai tha se për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve. Ndërsa sot, sipas tij mediat bëjnë gjithçka për të paraqitur çështje atë që nuk është çështje.
Sali Berisha: Miq, nuk është vetëm kaq. Një dimension tjetër më i zi i këtij regjimi është censura që vihet mbi ne, mbi ju, mbi qytetarët. E patë ju, një dosje doli, se si X televizion merrte 2 milion, se si televizioni tjetër merrte 3 milionë, se si media tjetër merrte 4 mijë metra tokë, etj me radhë. Në qoftë se analizoni, sot qytetarët janë më të mjerë në raport me censurën se në vitet e diktaturës.
Pse? Sepse në vitet e diktaturës së pari nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë. Ishin një. Por për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve. Dhe ti vërtet mund të dëgjoje RTSH-në, por ti dëgjoje edhe Zërin e Amerikës në darkë.
Ata që dinin gjuhë të huaja, përpiqeshin të merrnin, kurse kjo është bërë ferr, është bërë tmerr. Një ushtri mercenarësh pa din, pa iman, ma nder, pa dinjitet, fabrikojnë nga mëngjesi gjer në darkë trillime dhe mashtrime për të mashtruar njerëzit dhe për të mbrojtur Edi Ramën. Bëjnë gjithçka për të paraqitur çështje atë që nuk është çështje. Për të shpërqendruar vëmendjen vetëm që të mos përqendrohemi tek Rama, Lubia.
Fshehin çdo të vërtetë, glorifikojnë të keqen. Dëgjoni se çfarë lajmesh. Nga më absurdet. Vendi i tij ishte në Davos, nuk e pranoi. Mediat e tij, nuk iku se priti çiftin presidencial. Çifti presidencial ishte në Davos. E kuptoni se çfarë janë këta? Ju e kuptoni, por duhet ta kuptojnë ata me të cilët rrimë gjithë ditën, me të cilët bisedojmë çdo ditë. Nuk ka se si të mos jetë kjo një vështirësi shumë e madhe për ne. Unë i parashtroj këto sepse ne jetojmë në një kohë shumë të veçantë./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është i ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-kryeministri i Italisë, Silvio Ber...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në fol...
Foto ilustruse VATIKAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar Vatikanin që prej vitit 1467. ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një mesazh të ardhur nga një qytetar...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në proces të shqyrtimit të...
ilir meta TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimit të Kreut të PL-së Ilir M...
Foto ilustruse Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojn&...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Fatmir Xhafaj ka reaguar sot, pasi Prokuroria e Posaçme i "mbylli" derën Komisionit të Përhers...
Foto ilustruse Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në de...