Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratë për mediat ai ngreu akuza ndaj kryeministrit duke thënë se Edi Rama shkon në Uashington si hajdut dhe kthehet si hajdut.
TIRANË- Kryetari i Opozitës Sali Berisha, deklaroi se diktaturat nuk rrëzohen me votë, por vetëm me revoltën qytetare. Në deklaratë për mediat ai ngreu akuza ndaj kryeministrit duke thënë se Edi Rama shkon në Uashington si hajdut dhe kthehet si hajdut.
Ndër të tjera, Berisha theksoi se çdo regjim totalitar ose autoritar ka rënë përmes protestave dhe revoltave qytetare, duke përmendur shembuj nga Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka. Gjithashtu ai nënvizoi se opozita shqiptare është e vendosur për një kryengritje paqësore, të bindur se vetëm përmes mobilizimit qytetar mund të arrihet fitorja.
"*Ama zoti Berisha, asnjë qeveria gjer më sot nuk është rrëzuar me protesta. Pra ju besoni vërtet se do ta rrëzoni Edi Ramën përmes protestave?*
*Sali Berisha:* Në fakt që të gjitha diktaturat, qoftë totalitare, qofshin autoritare, kanë rënë vetëm me protesta.
Kanë rënë diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka dhe një seri vendesh.
Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por rrëzohen vetëm me revoltën qytetare.
Revoltat janë të dhunshme, të padhunshme.
Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore, të bindur se do realizojmë fitoren.
A e patë ju se si i nxorën kartonin e zi në Mynih?
A e patë? A e dini ju që kishte dërguar gjysmën e ekipit?
Lexoni pak shkrimin e Baton Haxhiut nga Mynihu, ku thoshte se këtu po pritet me padurim lideri global për të dhënë idetë e tij, për të mbajtur fjalimin e tij.
Por dikush pas këtij shkrimi ia fiku kandilit Edi Ramës dhe i tha se ti në Mynih nuk mund të shkelësh.
Pse e tek, e merrni vesh vetë, se është kuptuar se është një hajdut i paskrupullt që kërkon të mbrojë vjedhjet e tij.
Se sa për Lubinë, do t’i shkrinte plumb në vesh në mesnatë, ose vaj të djegur si në tragjedinë e Makbethit, do i hidhte vaj të djegur në vesh për ndjenjat që ka.
Por ai ka hallin e vet.
Kjo është e vërteta.
*Zoti Berisha, ju thoni se Edi Rama nuk shkoi në Berlin, por ama nga ana tjetër, zoti Rama ka deklaruar ditën e djeshme se do të udhëtojë drejt Uashingtonit...*
*Sali Berisha:* Në Uashington është takimi i Bordit të Paqes ku Shqipëria është anëtare.
Pra, në Uashington shkon Shqipëria si anëtare bordi.
Tani është si të thuash pse shkoi në OKB. OKB është organizatë ndërkombëtare.
Edhe kjo është një organizatë e konceptuar në ngjashmëri me OKB-në.
Dhe aty do të shkojë, po kjo nuk do të thotë se bëhet më pak hajdut.
Përkundrazi shkon hajdut, kthehet hajdut dhe e pret populli opozitar.", tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Kosovë. Bëhet ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama mbi i...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka të cilën e etike...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi një publikim që lidhet me çështjen "Partizani...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, lexoi mesazhin që deklaroi se kishte lënë në SPAK. Në një ...
TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar çështjen e imuni...
KOSOVË- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mb&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e P...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS edhe për 33 arrestet e lëshuara për &c...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se çështja e mandatit të zv.kryeministres Belinda Balluku do të trajto...