LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Diktaturat si totalitarja dhe kjo autoritare, zgjedhjet i kanë farsë, vota vdes para se të mbërrijë në kuti

Duke folur në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha u shpreh se, diktatura autoritare e ka zbrazur Shqipërinë, duke larguar 1.1 milionë shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’.

20 Janar 2026, 18:48 Nga E. D
Berisha: Diktaturat si totalitarja dhe kjo autoritare, zgjedhjet i kanë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për diktaturën autoritare të instaluar në vend nga Edi Rama. Duke folur në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha u shpreh se, diktatura autoritare e ka zbrazur Shqipërinë, duke larguar 1.1 milionë shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se të dyja diktaturat, si ajo totalitare dhe kjo autoritare, zgjedhjet i kanë farsë, sepse vota vdes para se të mbërrijë në kuti.

"Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, dega 4, qytetarë dhe qytetare të kësaj lagjeje, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbështetësit e mia më të përzemërta. I dashur zoti kryetar, i dashur Besart, Ilir, Klevis, mirëmbrëma dhe shumë përshëndetje. Vij sot tek ju, në një moment jashtëzakonisht të veçantë për Partinë Demokratike, për opozitën, por edhe për vendin. Vij sot në një moment kur Partia Demokratike dhe opozita ndodhet para provës më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Ndodhet para provës së përmbushjes së misionit të saj: shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim, i cili është një regjim diktatorial.

Jo i llojit totalitar që nuk pranon asnjë lloj opozite, i llojit autoritar që e pranon pluralizmin por e shtyp atë. Për një pjesë të mirë nga ju që kanë jetuar diktaturën komuniste, e kanë të qartë sa ajo ishte regjimi më opresiv, më shtypës që mund të imagjinohej. Dhe në atë regjim, në rast se vendosje ta kundërshtoje, hapje me duart e tua dyert e burgut ose varrin tënd, ose internimin tënd. Në diktaturat autoritare nuk ndodh kjo. Dhe ky është një dallim thelbësor. Diktaturat autoritare, në qoftë se je i vendosur, mund të qëndrosh i pamposhur, pavarësisht nga qëndrimet e saj. Por, në të dy rastet, pushteti është në duart e një njeriu.

Ata që i kanë analizuar dhe studiuar këto kanë gjetur se më e keqja e të gjitha formave të diktaturave, nuk është ajo që mbushte vendin me burgje dhe kampe. Më e keqja e të gjitha të këqijave është diktatura e bandave. Ata që e kanë studiuar e thonë këtë, është më e keqja sepse diktatura e bandave nuk ka asnjë rregull. Nuk ka asnjë ligj. Nuk respekton asnjë normë. Nuk respekton asnjë standard. Ajo vërtet, në dallim nga e para, nuk ekzekuton, por kjo ekzekuton shpresën. Kjo është një shpresëvrasëse e pamëshirë. Dhe largon njerëzit sa asgjë tjetër nga Shqipëria, nga vendi.

Miq, nga viti 2014 gjer në vitin 2023, vetëm në hapësirën europiane, në Schengen, kanë emigruar 1 milion e 100 mijë shqiptarë. Nga të cilët rreth 700 mijë të rinj. Pra, rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë dot në Shqipëri. Marrin rrugët e Europës, rrugët e botës për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Dhe ne pakësohemi, pakësohemi, pakësohemi. Në çfarë shkalle? Pakësohemi në atë shkallë, saqë të gjithë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe çdo institut tjetër që merret me demografinë, shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje.

Si një komb që sot kanë lindur atë numër fëmijësh që lindnin 100 vite më parë. Kur ata ishin në regjistra 700 mijë. Shqiptarët nga viti 2018 gjer sot, humbasin, mijëra e mijëra qytetarë ndahen nga jeta më shumë sesa lindin. Në 10 vite, si kurrë dhe si asnjë vend tjetër, jemi plakur 10 vjet. Mosha mesatare jonë është rritur 10 vjet. Në 10 vite, vendi pra u boshatis nga shpresa. Por në qoftë se në 2013-ën ne ishim njerëzit më të paguar, pak merrnim, nuk merrnim shumë, po më të paguar ishim se të gjithë këta që janë përreth nesh, përveç grekëve. Më të paguar se dhe bullgarët dhe rumunët.

Sot jemi më të keqpaguarit. Sot 49% e jona është buzë varfërie ose në varfëri. Të dy diktaturat, ajo totalitarja dhe kjo autoritare, jetojnë dhe mbijetojnë se ato nuk lejojnë qytetarët të votojnë. Se procesin zgjedhor ato e kanë farsë. E kanë farsë. Në të dy diktaturat vota vdes para në kuti. Tek e para me dajre dhe daulle, tek e dyta me patronazhistë, me banda dhe forma të tjera," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj