Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Prokuroria bëri me dije se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.
TIRANË- Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi.
Prokuroria bëri me dije se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.
“Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.
Një burim në Prokurorinë e Përgjithshme i tha BIRN në kushte të anonimatit se verifikimi kishte gjetur së vendimi ndaj Gjokës nga drejtësia greke ishte autentik. Tashmë, KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e Prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.
Akuzat publike sugjeronin se ajo ishte dëbuar nga Greqia për përdorim të dokumenteve të falsifikuara ose shkelje të rregullave të qëndrimit, një fakt që pretendohet se nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja.
Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit në KPA ish-komisionerja Publike Irena Nino u tërhoq nga ankimi duke bërë që vendimi i konfirmimit në detyrë të mbetej në fuqi./Reporter.al
Foto ilustruse TIRANË- Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se shqetësimet për qeverisjen, ko...
Genta Vangjeli DURRËS- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën ...
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se viti 2026 është vendimtar për Shqip&...
Adea Pirdeni TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni ka shpjeguar nismat ligjore që pritet të ndë...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ka deklaruar ditën e sotme se do të ket&e...
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një ligj t...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se, deputetët e opozitës po bëjnë atë q&...
Bashkia Tirane TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bash...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi akuzoi qeverinë duke u shprehur se ka 'bunkeri...
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka prezantuar ditën e sotme hapat e radhës për mbylljen e...