Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas PD-së, qytetarët e Durrësit po përballen me dëme të rënda dhe përmbytje të përsëritura, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi dhe korrupsioni thellohet.
DURRËS- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë në qytetin e Durrësit, duke e cilësuar përmbytjen e lagjeve pas çdo shiu si pasojë direkte të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli akuzon kryebashkiaken Emirjana Sako dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës për dështim të plotë në mirëmbajtjen e kanalizimeve, ndërsa paralelisht fondet publike shpërndahen përmes tenderëve klientelistë te kompanitë e lidhura me familjarë të pushtetit.
Sipas PD-së, qytetarët e Durrësit po përballen me dëme të rënda dhe përmbytje të përsëritura, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi dhe korrupsioni thellohet.
Deklarata e PD-së:
Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë. Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard. Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës. Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi. Ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë. Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë. Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.
Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh. Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë. Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë. Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura.
JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit. Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi. Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen. Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit. Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni.
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se viti 2026 është vendimtar për Shqip&...
Adea Pirdeni TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni ka shpjeguar nismat ligjore që pritet të ndë...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ka deklaruar ditën e sotme se do të ket&e...
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një ligj t...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se, deputetët e opozitës po bëjnë atë q&...
Bashkia Tirane TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bash...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi akuzoi qeverinë duke u shprehur se ka 'bunkeri...
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka prezantuar ditën e sotme hapat e radhës për mbylljen e...
Elda Hoti TIRANA: Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se, përjashtimet e paligjshme nuk e trembin opozitën. Në mbledhje...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se, opozita do të vijojë të luftojë për parlamentarizim. ...