LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çdo votë për patericat e Edi Ramës, është votë kundër rotacionit! Premtimet tona janë kontrolluar nga fondacionet më serioze të globit

Më tej Berisha u shpreh se do të punojë derisa shqiptarët të paguhen më mirë se të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit.

14 Prill 2025, 20:45 Nga N.F
Berisha: Çdo votë për patericat e Edi Ramës,
Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Durrës u shpreh se programi i PD-së është një program i 100% u realizueshëm. Berisha u shpreh se modeli i 5D-së duhet të shkojë aty ku e meriton.

Më tej Berisha u shpreh se do të punojë derisa shqiptarët të paguhen më mirë se të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit. Ai theksoi se 28 ditët që kanë mbetur nga zgjedhjet dueht t’i shndërrojnë në ditët e betejës dhe bë ditët e betejës dhe ndryshimit.

"Janë jo të pakët njerëzit që pyesin, po ku do i gjeni këto para, a është e vërtetë se do i bëni këto? Unë u garantoj këtu se këto premtime janë larg maksimales që do mund të premtoja. Nuk e kam bërë kurrë që të turpëroj apo të shes veten time. Këto premtime janë 100 përqind të realizueshme. Por ama nuk do mund të zhduken kurrë 130 milionë euro siç u zhdukën me djegësin e Tiranës. Nuk do mundet kurrë që kryeministri të vjedhë 13 milionë euro me xhinsin e vet siç ka bërë me ekoparkun.

Nuk do mundet kurrë që kryeministri juaj të mbajë në dispozicion avion. Kryeministri i një populli që përdor akoma parmendën, nuk mund të ketë avion në dispozicion. Ka një Zot që i sheh gjërat.
Nuk mund të zhgërryhet në luks. Po ua them ju këtu, unë kam shëtitur jo pak, kam qenë në të gjitha kancelaritë e mëdha të botës, por po ua them ju me sinqeritet absolut se kurrë nuk kam parë qeveritarë në luksin që shoh qeveritarët shqiptarë në asnjë vend të lirë e demokratik, përveçse në sulltanate e principata. Merr fund kjo. Nuk mund të përzihet biznesmeni pse televizioni i tij më kritikon mua dhe ju i paguani pastaj 110 milionë euro Beketit. Jo, kjo nuk mund të ndodhë.

Nuk mund të ndërtohen rrugë me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë dhe BE-në. Nuk mund të ndërtohen shkolla me çmim të dhjetëfishtë. Modeli i tyre është 5D dhe 5D do të shkojë aty ku e meriton. Pra o miq, ato premtime që kemi paraqitur para jush, të cilat ua them këtu para jush janë të kontrolluara nga fondacionet më serioze të globit, janë të mbështetura nga ekspertët më të shquar të këtyre fondacioneve, ato premtime janë absolutisht 100 përqind të realizueshme.
Dhe u garantoj ju se gara është e hapur gjersa shqiptarët të paguhen më mirë se të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit.

Sepse Shqipëria, Durrësi është më i pasur se të gjitha vendet e tjera. Ndaj dhe këto 28 ditë që kanë mbetur t’i shndërrojmë në ditët e betejës sonë, në ditët e betejës së shansit tonë. Në ditët në të cilat ne, familja jonë, shoqëria jonë, kombi ynë, dheu ynë, na thërrasin që të jemi misionarë.
Të trokasim në çdo derë, në çdo zemër, në çdo mendje, jo si politikanë, jo si partiakë, por si misionarë. Ftoj qytetarët e Durrësit të mos harrojnë se votat jo për PD-në, votat jo për koalicionin e saj, janë vota për Edi Rramën. Çdo votë për patericat e Edi Ramës, është votë për Edi Ramën, është votë kundër rotacionit. Koha fton shqiptarët të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin, të votojnë fitoren. Rrofshi ju, rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj