LIVE UPDATES
Politike

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i Delina Ficos mori 10.5 mln dollarë për projektin 'Justice for All' në Shqipëri

Në një kërkim që Dosja.al, ka bërë rezulton se fondet e dhëna për Shqipërinë janë për projektin "Justice For All". Për këtë projekt, USAid ka ofruar dhe dhënë 10.5 mln dollarë për të përmirësuar sektorin e drejtësisë në Shqipëri.

20 Shkurt 2025, 13:40 Nga I.A
Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i
Delina Fico

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e djeshme kundër bashkëshortes së deputetit Blendi Çuçi, Delina Fico, që sipas tij ka grabitur fondet e USAid për Shqipërinë. Gjatë deklaratës, Berisha ka theksuar se Fico në kundërshtim me ligjin ka përfituar 10 milionë euro nga fondet e USAid.

"Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico. Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij. Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro," tha Berisha.

Por cilat janë fondet e dhëna për Shqipërinë?

Në një kërkim që Dosja.al, ka bërë rezulton se fondet e dhëna për Shqipërinë janë për projektin "Justice For All". Për këtë projekt, USAid ka ofruar dhe dhënë 10.5 mln dollarë për të përmirësuar sektorin e drejtësisë në Shqipëri.

Sipas përshkrimit të projektit të dhënë nga USAid, shihet se ky është një projekt 5-vjeçar (2016-2021) në Shqipëri që synon përforcimin e drejtësisë dhe performancën e gjykatave shqiptare. Këto fonde duhet që të përdoreshin për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e gjykatave. 

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i
USAid

"Në mars 2016, USAID filloi Projektin e tij Drejtësi për të Gjithë, një projekt pesëvjeçar i krijuar për të forcuar efektivitetin dhe transparencën e gjykatave në Shqipëri. Për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare, projekti do të ofrojë asistencë për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e gjykatave. Në fund të fundit, projekti synon të rrisë besimin e qytetarëve tek gjyqësori. Për të promovuar një kërkesë më të madhe publike për përmirësimin e performancës në sektorin e drejtësisë, USAID do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që do t'i japin zë interesit të publikut për të pasur një sistem gjyqësor më efektiv dhe transparent në Shqipëri.

USAID-i po mbështet reformat e vazhdueshme në drejtësi dhe udhëheqjen e përmirësuar gjyqësore përmes asistencës teknike në planifikimin dhe koordinimin e shumë veprimeve të nevojshme për krijimin e organeve kryesore gjyqësore për të lehtësuar zbatimin e saktë të shumë procedurave të përcaktuara nga ligjet e reja që rregullojnë reformat. Në fokus të veçantë është Këshilli i Lartë Gjyqësor si organi i ri drejtues i gjyqësorit. Formimi i këtij organi të ri dhe zbatimi i funksioneve të tij janë të një rëndësie të veçantë për funksionimin e përgjithshëm të gjyqësorit. USAID-i do të monitorojë nga afër formimin e tij dhe do të ofrojë asistencë teknike për ta ndihmuar atë të zbatojë siç duhet mandatet e tij," shkruhet në faqen e USAid. 

Kush i mori këto fonde?

Fondet e USAid, të dhëna për projektin 'Drejtësi për të Gjithë' janë marrë nga Instituti 'East West Management', një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA. Në këtë institut është e punësuar dhe Delina Fico, si Drejtuesja e Programeve të Shoqërisë Civile

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i
Instituti 'East West Management'

Sipas të dhënave të publikuara nga ky institut, fondet e ofruara nga USAid, janë shpenzuar për drejtësinë në Shqipëri, shoqëritë civile, gazetarët investigativ si dhe organet e medias. Por nuk ka të dhëna konkrete në lidhje me shpenzimet apo me fondet që i janë shpërndarë çdo fushe të caktuar për këtë program apo nëse këto fonde kanë shkuar vërtetë në atje ku duhet. 

Berisha e akuzoi për vjedhje të fondeve të USAid/ Si instituti i
Pershkrimi

"EWMI zbatoi projektin e USAID-it Drejtësia për të gjithë në Shqipëri, një projekt pesëvjeçar i krijuar për të përmirësuar performancën e gjykatave nëpërmjet zbatimit të standardeve gjithëpërfshirëse të performancës gjyqësore në efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie. Projekti gjithashtu ofroi ndihmë për gazetarët investigativë dhe organet e medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës për zbatimin e reformave. Qëllimi përfundimtar i projektit ishte rritja e besimit të publikut në sistemin gjyqësor të Shqipërisë," shkruhet në faqen e Institutit East ëest Management për projektin në Shqipëri. 

usaid justice for all delina fico


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj