LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Sot miratojmë kandidaturat për procesin e primareve

Berisha ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë, se sot do të miratohen kandidaturat për procesin e primareve. Berisha u shpreh se procesi i primareve është nga më themelorët për të qenë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD.

20 Shkurt 2025, 12:45 Nga B.Z
Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Sot miratojmë
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë, se sot do të miratohen kandidaturat për procesin e primareve. Berisha u shpreh se procesi i primareve është nga më themelorët për të qenë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD.

Berisha u ndal edhe te programi i PD, i cili sipas tij është program që do të ndryshojë gjendjen aktuale të Shëipërisë. Berisha thotë se ky program synon vendosjen e minimumit jetik për çdo qytetar shqiptar, vendosjen e rrogës minimale 500 euro, vendosjen e kartës së konsumatorit që përbëjnë 450 euro për çdo pensionist në vit dhe për ata që janë në minimumin jetik.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot në këtë mbledhje ne miratojmë kandidaturat e qindra e qindra aktivistëve, drejtuesve, demokratëve, mbështetësve tanë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në procesin e primareve, proces ky nga themelorët për të qenë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD.
Unë kam një falënderim shumë të veçantë për secilin.
Të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces.
Besimin që ata shprehën tek PD.
Vendosmërinë e tyre për të vazhduar, apo ndërtuar sipas rastit, ëndrrën e tyre më të bukur politike në gjirin e kësaj partie.
Ka pasur një numër të madh kërkesash, kandidaturash dhe kjo është dëshmi e shkallës së lartë të besimit që kanë shqiptarët tek PD.
Por para se të kalojmë në trajtimin e listave të përcjella nga degët e PD të Shqipërisë, duhet të ndalem në disa momente më kryesore, me zhvillimet më të rëndësishme.
Mendoj se ndër zhvillimet më të rëndësishme dhe me interesin më të madh për shqiptarët ka qenë paraqitja e programit të PD për çështjet më thelbësore të qytetarëve shqiptarë.
Program, i cili jo vetëm që u jep përgjigje problemeve të rënda të akumuluara këto 12 vite, por u jep përgjigjen më të shkëlqyer, u jep përgjigje dhe zgjidhje më të mirë në interesin e çdo qytetari problemeve madhore me të cilat përballet individi dhe shoqëria shqiptare sot.
Ky program synon ndarjen me shpejtësi të Shqipërisë nga varfëria e skajshme. Me shpejtësi të rrufeshme, duke u angazhuar në një shpërndarje të re të të ardhurave buxhetore.
Ky program pra me vendosjen e minimumit jetik për çdo qytetar shqiptar, vendosjen e rrogës minimale 500 euro, 25 përqind më e lartë se kjo që është sot, vendosjen e kartës së konsumatorit që përbëjnë 450 euro për çdo pensionist në vit dhe për ata që janë në minimumin jetik.
Uljen e ndjeshme të çmimit të energjisë, të ujit.
Ky program i jep një hapësirë të re shumë më të madhe lirisë ekonomike, lirisë së biznesit.

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel