Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kryedemokrati tha se Edi Rama i ka caktuar Altin Dumanit, në kundërshtim me parimet kushtetuese, me ligjet, një rrogë prej 7300 eurosh.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka vënë në krye të piramidës së drejtësisë një prokuror. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se këtë se ka bërë as Enver Hoxha. Kryedemokrati tha se Edi Rama i ka caktuar Altin Dumanit, në kundërshtim me parimet kushtetuese, me ligjet, një rrogë prej 7300 eurosh.
Berisha u shpreh se kryegjykatësit e lartë dhe kryegjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, kanë një rrogë shumë më të ulët se e saj. Kreu i PD-së tha se gjykatësit kanë kërkuar proporcionalitet në gjykatë dhe barazimin që u takon me ligj.
"E mori vendimin. Vendimi me 22 janar duhet të ishte për masën e sigurisë, por masa e sigurisë u hoq. Pra, është vendim post-mortem, pas vdekjes, s’ka më asnjë vlerë. Edi Rama fitoi. Pariti. Janë derdhur shuma kolosale, është bërë gjithçka. Pasi mori licencën, lexoni si sulmonte sot me egërsinë më të madhe sistemin, shoqatat. Dhe duhet të bëjë një sqarim për mashtrimin e tij të paskrupullt. U thotë qytetarëve se duhen me çekiç të thyejnë arkën e buxhetit të shtetit, pse e kanë paditur. Jo, është gënjeshtër. Është Edi Rama shkaku i saj, sepse i ka caktuar Altin Dumanit, në kundërshtim me parimet kushtetuese, me ligjet, një rrogë që nuk e merr kush në Ballkan. 7300 euro.
Kryegjykatësit të lartë dhe kryegjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, një rrogë shumë më të ulët se e saj. Pra, çfarë kërkojnë gjykatësit? Kërkojnë atë që ka parim kushtetuta, proporcionalitetin. Se në qoftë se ti i jep prokurorit, jo të përgjithshmit, se as atij s’mund t'i japësh këtë, por prokurorit special 7300 euro rrogë për të mbyllur dosjet e familjes së tij, të gjithë ata kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë, të kërkojnë proporcionalitet.
Ata kanë kërkuar proporcionalitet në gjykatë. Dhe këtë e ka krijuar Edi Rama. Ata kërkojnë barazim që u takon me ligj. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë në krye të piramidës së sistemit të drejtësisë vendoset një prokuror. As Enver Hoxha nuk e kishte këtë. Jo. I kishte të tmerrshëm prokurorët, i kishte xhelatët, i kishte, po nuk ishte ata në krye të piramidës. Në krye të piramidës ishte kryegjykatësi." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me licencën që mori në GJK, Rama mbylli...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se raporti ndërkombëtar tha se nuk ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në PD nuk ka një përç...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se media më e madhe në SHBA, Fox ...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se e ka përshëndetur protest...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të përdor të gjitha f...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rruga e vetme për Partin&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama, ndaloi oficerët e BKH-s&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me 22 dhjetor PD do të nis betejë...