14 Dhjetor 2025, 13:12
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në PD nuk ka një përçarje. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se rendi i ditës së mbledhjes ishte qëndrimi i PD-së pas vendimeve shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit të Edi Ramës.
Berisha tha se pas zgjedhjeve, pati nga ato të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Ai tha se pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Por, pati dhe nga ata të cilët flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Lideri i opozitës tha në fund, se qëllimi i PD është rikthimin i votës së lirë.
"Faleminderit shumë. Ju siguroj se mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte qëndrimi i PD-së pas vendimeve shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit të Edi Ramës. Ishte thirrja e Këshillit, mbledhjes së Këshillit Kombëtar, për vonesën e të cilit ka patur kritika, por siç kam theksuar dhe theksoj përsëri, ajo vonesë ka patur lidhje vetëm me një faktor. Dhe ky faktor ka qenë raporti ndërkombëtar për zgjedhjet, mbasi Edi Rama po bënte një betejë të egër kundër vëzhguesve dhe do përdorte çdo lloj diskutimi që mund të bënin ne brenda, për t'u fakt, për t'u thënë atyre që këta e kanë fajin vetë dhe jo unë që ju kam vjedhur zgjedhjet.
Dhe është vepruar shumë drejtë. U ripërsërit për herë të dytë. Mbrojtja e votës. U mbrojt e 2001-shit, u mbrojt e 2025-it. Dhe kjo ishte një detyrë shumë e vështirë, por që u realizua plotësisht në interesin e çdo shqiptari. Nuk ka një përçarje, ju garantoj. Po, pas zgjedhjeve pati të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë të cilët flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Por unë dua t'ju them ju që absolutisht kjo parti ka dhe do ketë vetëm një qëllim; Idealin tuaj të lirisë, rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e PD-së.
Kjo parti s'mund të qëndrojë dhe nuk do të qëndrojë për kontratat e asnjë njeriu. Jo. Kontrata jonë është me qytetarin shqiptar, për lirinë, për familjen, për Shqipërinë. Kjo është për demokracinë, familjen dhe Shqipërinë.
Ndaj dhe asnjë shqetësim i dashur mik nuk duhet të kesh. Ata që zgjedhin për t'u bërë zhurmues në favor të Edi Ramës duke mashtruar, duke manipuluar elementë që kanë punuar haptas kundër PD-së, kanë punuar për deputetë të Partisë Socialiste, madje kanë dalë dhe kandidatë në bashkinë e Tiranës kundër kandidatit të Partisë Demokratike. Ata janë fals. Nuk janë demokratë, s'kanë asgjë të përbashkët me idealet tuaj të dashur mik, as me të miat. Por dhe njëherë, kjo është koha e misionarëve. Fat të madh kanë ata që pranojnë misionin, dhe do fitojnë." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita edi rama
Politike
14 Dhjetor 2025, 13:03
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se media më e madhe në SHBA, Fox ...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:56
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se e ka përshëndetur protest...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:54
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të përdor të gjitha f...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rruga e vetme për Partin&eu...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:39
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama, ndaloi oficerët e BKH-s&eum...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me 22 dhjetor PD do të nis betejë...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:20
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata Kushtetues i dha licencë Edi R...
Politike
14 Dhjetor 2025, 11:08
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se gjyqtarët duan të marrin përsëri kompetencat e qev...
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:53
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar...
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:04
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Altin Dumani e ngriti SPAK në një nivel tjetër. Gjat&eu...