Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar, Berisha ka deklaruar se Rama do të japë përgjithë për të gjitha mashtrimet që u ka bërë qytetarëve dhe se do të marrë dënimin që meriton.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi se çfarë pritet nesër në Kuvend nga opozita, kur është caktuar mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama mbi çështjen McGonigal. Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar, Berisha ka deklaruar se Rama do të japë përgjithë për të gjitha mashtrimet që u ka bërë qytetarëve dhe se do të marrë dënimin që meriton.
"Debati i nesërm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta pasurojmë me çdo element të Edi Ramës dhe McGonigalit në Shqipëri. Duhet të hetojmë për fitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar listat e përpiluara dhe shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës etj. Pra afera është e pashembullt, kalon nga afera e lobimit për asgjësimin e opozitës, tek lobimi kundër kompanive ruse, për kompani të tjera po ruse. Se njerëzit kujtojnë se kur dëgjojnë se ai kërkoi që të mos i jipej Yurimex apo si quhej kompania austriake, në pamje të parë austriake sepse ishte Gazprom i Beogradit dhe Vjenës, në një kohë kur lobimi u bë për një kompani tjetër me aksionerë Duçkën, Nezën etj., që rridhte direkt nga Gazprom dhe ndofta, nuk mund të them, me investime edhe të Deripaskës. Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë nesër të vërtetën. Edi Rama mashtroi mashtron shqiptarët. Mori në mbrojtje të hapur McGonigalin, ai tha që bënte punën e FBI këtu në Tiranë tek priste gjobat, nuk tha kështu në mënyrë tekstuale, po çfarë bënte ai në restorantet e Tiranës, pyetjes së gazetarit. Po ajo ishte puna e FBI. Pra puna për të prerë gjoba. Dhe u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba, nuk është takuar me biznesmenë, pra u shndërrua në një avokat të tij me moton mos më shit, se nuk po të shesh. Të dy do të marrin dënimin, ai nga vendi i tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri. Ndaj dhe ka rëndësi që nesër kur sytë e veshët e mbarë shqiptarëve janë drejtuar në parlament ne nuk duhet ti zhgënjejmë, përkundrazi duhet të hedhim dritë, të ndriçojmë me fjalimet tona, me fakte këtë veprimtari që tejkalon çdo gjë tjetër të kësaj natyre këtë shekull. Ky është ‘Uatergate’ i shekullit të 21," tha Berisha.
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamjet nga ceremonia e nderimit me "Urdhërin e Minervës” në Uni...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për ...
Frida Krifca, fermeret e Devollit TIRANE- Ministrja e Bujqësisë, Frida Kridca tha se qeveria ka në plan ta luftojë...
Sali Berisha dhe Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike....
Nga Ministria e Arsimit TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbulojë kostot e transportit ë të gjith&eum...
Frida Krifca TIRANË- Ministrja Frida Krifca ka deklaruar se është miratuar fondi 3.3 miliardë lekësh për tu ardhur në nd...
Anisa Ibraj TIRANË- Partia e Lirisë ka deklaruar sot se qeveria po tenton tu heqë të drejtën studentëve për të prot...
Niko Pleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se paga për ushtarët është rritur me 7%. Në një prono...
Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomise TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se drafti i amnistis&eu...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar që rritja e pagës minimale, e cila pritet të shkojë n&eu...