LIVE UPDATES
Politike

“Pronat e qytetarëve në shënjestër”/ Meta: Qeveria kërkon të prishë banesat në qendër të Tiranës

Në një konferencë për mediat, kreu i PL, u shpreh se me këtë vendim, Rama po përpiqet që t'u grabisë qytetarëve të Tiranës banesat e tyre.

1 Mars 2023, 13:52 Nga A.B
“Pronat e qytetarëve në shënjestër”/ Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për rivlerësimin e ndërtesave mbi 50-vjeçare, po synon që të prishë mbi 96 mijë banesa në kryeqytet. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se me këtë vendim, Rama po përpiqet që t'u grabisë qytetarëve të Tiranës banesat e tyre. Po ashtu, ai shton se me këtë vendim, janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës. 

"Duke përdorur gjoja si shkak tërmetin, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen. Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korruipsionit të kryehet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre”, tha Meta.

Sipas një vendimi të Qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik. Kjo do konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.

Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

Fjala e plotë e Metës:

Edi Rama dhe banda e tij rilindase në Këshillin e Ministrave kanë miratuar së fundmi një vendim anti-kushtetues dhe arbitrar që ka vetëm një qëllim, prishjen e mbi 96 mijë banesave, për t’i hapur rrugë klaneve të pastrimit të parave dhe oligarkëve, për të ndërtuar kulla të tjera. Duke përdorur gjoja si shkak tërmetin, Edi Rama me këtë vendim kërkon t’u grabisë qindra mijëra qytetarëve të Tiranës pronën më të shrenjtë që ata kanë, banesat e tyre.

Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht, e nëse do të ishin gjoja jo të sigurta, ato do të prisheshin. Por, godinat 50 vjeçare, që i i kanë rezistuar tërmeteve të njëpasnjëshme, kanë vetëm një kërcënim real dhe kryesor tërmetin e korrupsionit të Rilindjes. Pas aferave korruptive me vlerësimet e banesave pas tërmetit, duke i përdorur këto ekspertiza korruptive si mundësi pasurimi dhe tjetërsimi, qeveria ka prishur në mënyrë abuzive mjaft ndërtime siç ka ndodhur në Kombinat por dhe në vende të tjera. Ky vendim është haptazi Anti Kushtetues, pasi banesa së bashku me truallin kanë pronarë legjitim dhe prishjet me një VKM korruptive dhe defacto rrëmbimi i pronës nga ana e Qeverisë, dhunon kushtetutën dhe çdo ligj tjetër që bazohet mbi të. Janë vënë në shënjestër pronat e zgjedhura të qytetarëve, që gjenden kryesisht në qendër të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore të Shqipërisë, pikërisht sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramëndëse për klientët e qeverisë, për oligarkët, narkotrafikantët, ku pastrimi i parave të korrupsionit të qeverisë dhe të gjithë burimeve të tjera kriminale, të kryhet pa asnjë pengesë.

Pasi grabitën të gjitha llojet e pronave, pasi shembën Teatrin Kombëtar në mesnatë, pasi kanë shembur kaq shumë banesa në mënyrë të paligjshme, pasi rrëmbyen përmes koncesioneve dhe PPP-ve asetet më strategjike të vendit, ky akt i fundit është sulm i drejtëpërdrejtë dhe brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre më jetike.
Asnjë demagogji për gjoja mbrojtjen e interesit publik, nuk e shpëton dot qeverinë nga akuza për rrëmbimin e dhunshëm e të paligjshëm të banesave të qytetarëve.

Ky vendim i qeverisë nuk thotë asgjë për të drejtat e pronës së qytetarëve mbi truallin si dhe të drejtën për të jetuar dhe banuar aty ku është banesa e tyre historikisht. Pseudo argumentet mafioze shqiptarët i kanë dëgjuar dhe kur është shembur Teatri Kombëtar i cili i kishte rezistuar tërmeteve të njëpasnjëshme dhe u shemb vetëm me qëllim për të ndërtuar kullat. Kjo logjikë mafioze ka përballë një realitet shumë të qartë jo vetëm në Shqipëri por anë e mbanë Europës, ku ndërtimet rezultojnë të jenë qindra e mijëra vjeçare.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave është praktikisht një shpërblim për narko trafikantët dhe oligarkët, që ata të vazhdojnë pasurimin së bashku me qeverinë, që banorët dhe qytetarët të largohen me dhunë nga banesat e tyre e të degdisen në periferi të pashpërblyer e të plaçkitur.

Qeveria po të ishte e sinqertë dhe e interesuar për ligjshmërinë, mund të bënte mjaft për të përmirësuar, për të restauruar ndërtesat dhe prona të caktuara, me mekanizma ligjorë dhe financiarë, duke respektuar e mbrojtur jo vetëm pronën e qytetarëve, por edhe trashëgiminë urbanistike dhe kulturore të vendit siç edhe në shumë vende të tjera europiane. Kjo qeveri, nuk ka as më të voglin preokupacion të garantojë sigurinë e transportit publik, i cili po përballet me ngjarje shumë të rënda, pasi kjo qeveri nuk i inspekton dhe rehabiliton urat dhe tunelet që po shemben para syve të qytetarëve, që nuk i inspekton digat e ujëmbledhësve, sigurinë e hidrovorëve, për të parandaluar përmbytjet, e plot të tjera. Pasi ajo ka vetëm një prioritet rrëmbimin e pronës së qytetarëve.
Është shumë e qartë në dritën e diellit se motivi i vetëm është vjedhja dhe grabitja e gjakut dhe djersës së dhjetëra mijëra qytetarëve. Çdo ditë e Edi Ramës dhe Rilindjes është një ditë pasigurie dhe rreziku për pronën dhe interesat dhe të drejtat e çdo qytetari, i cili nga sot në nesër, mund të përballet me rrëmbimin dhe tjetërsimin e pronës dhe të gjithë drejtave të tij, pa mundur që të mbrohet duke u vendosur përpara faktit të kryer e duke u hedhur në rrugë të madhe.

Ndaj të gjithë qytetarët duhet të jenë në këmbë, në radhë të parë për të mbrojtur pronat e tyre dhe së dyti, për të garantuar barazinë përpara ligjit si dhe ndëshkimin e kësaj bande të pandalshme në grabitjen e të gjitha pasurive publike por edhe të pronës private të qytetarëve tanë. Ndaj të gjithë në 3 mars në mbrotje të lirisë të pluralizmit politik edhe sigurisë juridike të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

auditimi i pallateve te vjetra ilir meta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen