LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliard euro

Berisha theksoi se Rama dhe bashkëshortja e tij nuk do shpëtojnë kurrë nga vila me themelet 57 metër dhe pallati 5-katësh të ngritur me vjedhje.

17 Janar 2024, 19:05 Nga I.A
Berisha: Edi Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një fjalë përpara mbështetësve dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama. Berisha tha se Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliardë euro. Berisha theksoi se Rama dhe bashkëshortja e tij nuk do shpëtojnë kurrë nga vila me themelet 57 metër dhe pallati 5-katësh të ngritur me vjedhje.

"Edi Rama në urrejtjen e tij për opozitën, përdori të gjitha mjetet për asgjësimin e saj. Përdori çdo mjet për t’i mbyllur asaj gojën. Por dështoi. Kjo rruga është sot rruga e parlamentit të lirë të shqiptarëve. Oratorët e kësaj rruge janë parlamentarët e fjalës së lirë. Janë përfaqësuesit e shkëlqyer të qytetarëve, të të vërtetave të tyre. E gjithë beteja që zhvillohet sot mes kleptokratëve, hajdutëve, trafikantëve qeveritar dhe ju, popullit të opozitës, popullit guximtar, ka vetëm një motiv kryesor: Edi Rama kërkon të fshehë krimet e tij. Ka tmerr dhe ferr nga krimet e tij ndaj dhe është i aftë të bëjë gjithçka duke urdhëruar mercenarët e tij në SKAP që të mbajnë në arrest shtëpie Sali Berishën. Ai goditi me korrupsionin e tij, goditi me sistemin e vjedhjeve të tij, me krimet e tij, antikorrupsionin. Mendoi të godasë zërin e fuqishëm që e ka denoncuar në çdo akt, në çdo vjedhje, në çdo poshtërsi, në çdo tradhti.

Miqtë e mi, Edi Rama është kryeministri i vetëm në historinë e këtij vendi, që nga kryetar hajdut i Bashkisë së Tiranës, u bë kryeministër me një vilë 57 metra të gjatë, me një oborr 5 mijë metra katror. Ndërkohë kishte të deklaruara 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Edi Rama u bë kryeministër ndërkohë që zonja e tij solli në pajë pallatin 5-katësh të ndërtuar pa asnjë qindarkë fatura bankare, ndërtimi, tatimi, dogane etj. Gjithçka në truall, sikundër në Surrel, mbiu nga vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Edi Rama mendoi se do mbyllë vjedhjen e tij duke shkarkuar drejtuesen e institucionit të deklarimit të pasurive, një njeri të ndershëm, me integritet, e cila në përputhje me ligjin nisi hetimin e tij dhe të bashkëshortes së tij. Por unë sot jam këtu para jush, Edi Rama, ti dhe bashkëshortja nuk do shpëtoni kurrë nga vila me themelet 57 metër dhe pallati 5-katësh të ngritur me vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Edi Rama mori pushtetin për të varfëruar shqiptarët dhe pasuruar veten e tij. 200 milionë euro do e akuzonte OSBE se ka depozituar në bankat offshore. Nuk guxoi të përgënjeshtrojë, nuk guxoi të thotë një fjalë, por heshti si fija e barit sepse ata i tregonin llogaritë.

Por hajdutët nuk ngopen kurrë me vjedhjet e tyre. Ai vazhdoi, me firmën e tij u realizuan vjedhjet e shekullit.
Edi Rama firmosi themelin e djegësve, për të cilët shqiptarët, po të mos ishte opozita, do paguanin 1 miliard euro për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Edi Rama firmosi dhënien e tyre pa garë, në kundërshtim me ligjin. Edi Rama firmosi bonusin 8 përqind për djegësin e Tiranës. Pra, Edi Rama është arkitekti i vërtetë i vjedhjes së shekullit. Edi Rama është njeriu që me Beqën e tij dhe muratorin të cilit i dha sterilizimin, rriti 83 herë çmimin e kësaj procedure. Përjashtoi nga mundësia e operacionit për shkak të kostos së lartë, çdo muaj të paktën 1 mijë shqiptarë. Hajduti nuk ngopet kurrë. Pasi e pa se për vilën e tij 57 metra të gjatë, sarajet e tij, se për pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve, se për aferën 1 miliardëshe të djegësve, se për aferën qindra milionë të sterilizimit dhe të check-up nuk i hyri ferra në këmbë, sepse Skapi është një degë e turpshme kriminale e ekzekutivit të Edi Ramës, ai vazhdoi me Portin e Durrësit.

Miqtë e mi, Edi Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliard euro. 1.4 milionë metër katrorë tokë. Pa llogaritur basenin përreth. Atëherë, si ka mundësi që shqiptarët të pajtohen me këtë gjë? Opozita, PD, Sali Berisha i kanë denoncuar dhe do i denoncojnë çdo natë. Por ju bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin. Mos prisni kurrë që t’i presë kush dorën me gërshërën e ligjit kryehajdutit të kombit, Edi Ramës. Vetëm gërshëra e qytetarëve, vetëm ju, vetëm guximi juaj do i japë atij përgjigjen që meriton," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj