LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama nuk del dot para jush të bëjë bilanc! Bën takime si komunistët në vitet ’50 me gratë veçmas dhe me burrat veçmas

Ai tha se kryeministri Edi Rama është i tmerruar dhe në panik pasi sipas tij ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat. Sipas tij mbi çdo sukses të tij qëndron vjedhja e tmerrshme mbi shqiptarët.

2 Maj 2025, 19:07 Nga N.F
Berisha: Edi Rama nuk del dot para jush të bëjë bilanc! Bën
Berisha

FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të Fushë-Krujës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD me vullnetin e qytetarëve do të marrë një fitore historike më 11 maji.

Ai tha se kryeministri Edi Rama është i tmerruar dhe në panik pasi sipas tij ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat. Sipas tij mbi çdo sukses të tij qëndron vjedhja e tmerrshme mbi shqiptarët. Berisha theksoi se Rama e di që në çdo kilometër rrugë, ka vjedhur 90% të çmimit.

Kryedemoktati tha se shqiptarët nuk ja falin kurrë atij 130 mln euro djegësin e Tiranës.Berisha komentoi takimet elektorale të Ramës. Ai u shpreh se Rama bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50 kur komunistët bënin mbledhje veçmas me gratë dhe veçmas me burrat.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fushë Krujës, Krujës dhe të gjithë këtij rrethi të bekuar.
Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, përshëndetjet e mia më të përzemërta. E nderuar zonja Erica Mazzeti, mikeshë e shquar e PD-së dhe e Shqipërisë, deputet në Parlamentin Europian të partisë mike Forza Italia, të partisë së Silvio Berluskonit me të cilën na lidh një miqësi e madhe. Një mirënjohje të pakufishme për ju zonjë, për praninë tuaj në këtë fushatë në mbështetje të opozitarëve shqiptarë të cilët ecin drejt 11 majit me besimin e madh tek fitorja, ndryshimi, tek shpëtimi i Krujës, Fushë Krujës dhe mbarë Shqipërisë.

I nderuar Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD dhe udhëheqës i qarkut të Durrësit, Gent Strazimiri, drejtues politik i rrethit të Krujës. Të dashur kryetarë të PD-së të degëve Fushë Krujë dhe Krujë.
Të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues të mrekullueshëm të qytetarëve të këtij rrethi dhe qarkut të Durrësit. Një përshëndetje të përzemërt për ju, krenaria e vërtetë e PD-së, krenaria e popullit opozitar. Miq! Drita e fitores po ndriçon sot, zemrat, mendjet e mbarë shqiptarëve. Rrugët, sheshet, rrugicat, e qyteteve dhe fshatrave. Po ngrihen madhështor, në zenit vullneti juaj për një fitore historike, për një fitore epike me datën 11 maj. I tmerruar, në panik Edi Rama i cili e ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat.

Edi Rama tre muaj nuk guxoi, një minutë të vetme, një orë të vetme, një ditë të vetme të jipte llogari para jush për qeverisjen e tij 12 vjeçare, sepse u provua në 12 vite si e keqja ndër më të mëdhatë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre kombëtare. Edi Rama nuk doli një minutë para jush jo për të dhënë llogari, por as për të numëruar suksesin e tij më të vogël, sepse e di që mbi çdo sukses qëndron vjedhja e tij e tmerrshme mbi shqiptarët. Sepse e di që në çdo kilometër rrugë, ka vjedhur 90% të çmimit. Sepse e di që çdo shkollë të ndërtuar, ka vjedhur 80% të çmimit. Sepse e di se shqiptarët nuk ja falin kurrë atij 130 mln euro djegësin e Tiranës. 130 milionë euro në kontot e tij bankare ndërkohë që djegësi nuk ka nam as nishan.

Nuk del dot para jush për të dhënë qoftë edhe orë llogari, qoftë dhe një minutë se e di që me avion në dispozicion ka shpenzuar, ka udhëtuar dy herë më shumë se presidenti i SHBA në dy vite. Se u ka gjobitur ju me 21 mln euro. Nuk del dot para jush sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro në librin e llogarive të shtetit, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me park dhe oborr 4 herë më të madh se diktatori. Edi Rama nuk del dot para jush të japë edhe një minutë llogari, sepse e di që shqiptarët e panë tek vodhi, rrmëbeu 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi.

Nuk del dot para jush, sepse si asnjë sulltan, si asnjë perandor, si asnjë mbret, bleu në oborr 5 mln euro instilacionin me peshk ekzotik për të engledisur sytë e tij. Nuk del dot, ndaj dhe miqtë mi, tani kërkon të bëjë hokatarin, të bëjë atë që nuk po jam them emrat dhe bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50 kur komunistët bënin mbledhje veçmas me gratë dhe veçmas me burrat.
Pra miq, kjo është fushata e tij, kurse ne vijmë tek ju, në radhë të parë mblidhemi si njerëz të lirë dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju. Krenohem me ju.

Ju keni ardhur në vullnetin tuaj, nuk u ka sjellë askush me detyrim. Por edhe unë vij këtu para jush me përgjegjësinë më të madhe për të ju garantuar ju, se programi ynë ka dy qëllime madhore. Së pari të kthejën në kontot tuaja, në xhepat tuaj, në kuletat tuaja, paratë që i meritoni plotësisht, taksat tuaja. Së dyti, të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush, për fëmijët tuaj, të rinjtë tuaj, burrat, gratë, për fermerët për bizneset, për të moshuarit, për të gjithë shqiptarët.
Ky është programi ynë," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj