LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije! E përdorte Edi Rama për krimet e tij

Në një takim me demokratët e qytetit të Korçës, ai tha se regjistrimi i Metës ishte i montuar duke shtuar se, kur u publikua videoja, dy ditë më pas, ka kërkuar të japë dorëheqjen. 

27 Dhjetor 2025, 19:07 Nga D.S

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në

Sali Berisha në Korçë

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita është në prag të një misioni vendimtar për Shqipërinë. Në një takim me demokratët e qytetit të Korçës, ai tha se regjistrimi i Ilir Metës ishte i montuar duke shtuar se, kur u publikua videoja, dy ditë më pas, Meta ka kërkuar të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, ai e cilëson Ergys Agasin si 'zëvendëskryeministër në hije'. Sipas Berishës, Agasin e përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij. 

"Miq, tani, thashë jemi 35 vjet parti. Mund të mos ishim. Mund të kishim pësuar fatin e të gjitha partive të tjera, por jemi falë besimit të shqiptarëve. Jemi se qëndruam të pamposhtur. Jemi në prag të një misioni të ri, mision vendimtar për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju keni ndjekur sigurisht denoncimet tona. Unë mund t'ju them se vjedhjet dhe shifrat e vjedhjeve të kësaj qeverie tejkalojnë çdo lloj imagjinate. E dëgjuat, 300 apartamente.

Ajo lubia që shkonte për të siguruar bukën si bebisitër në rrugët e Athinës. Tani kthehet dhe u vjedh, bebisitër është gjë e nderuar, kthehet dhe u vjedh shqiptarëve 300 apartamente, si j'ua vidhte do thoni? J'ua tregoj tani.
Prisni. Ndërtoje ti këtë rrugë me këtë çmim. Kaq milionë do m'i kthesh në apartamentet që do ndërtosh. Kjo ishte domethënë, me dy jahte, me dy jahte, me 15 supermarkete. Kjo. Dhe tani, dhe tani, meqenëse janë gjithçka të ngërthyer me Ramën, meqenëse Rama në të gjitha këto është hajduti i parë, ai na thotë ne, miq, ai na thotë ne, që jo, nuk ia heq imunitetin, që jo, ligji, gjykata s'ka ç'i bën, që jo, ligji s'është për ne.

Ky është provokacioni më i ultë që është bërë në 35 vite ndaj forcave demokrate. Nuk ka patur kurrë. Imagjinoni ju. Imagjinoni në qeverisjen tonë. Dilte prokuroja që e kishim dhe armike atë, si i quajmë, Ina Ramën. Po ama, kurrë nuk i shkonte kujt ndërmend të mos hiqte imunitetin e ministrave apo deputetëve, kur ajo kërkonte, pavarësisht se ishte një armike e egër e Partisë Demokratike. S'bëhej dysh. Vinte te ministri, dorëzonte deputetin. Ndodhi me Ilir Metën. Ja montuan, ja montuan regjistrimin.

Në të cilën e vërteta, se unë kisha shkresën, ky i thotë ish-ministrit tjetër, i thotë, shiko thotë, ky Ymer Tola, kishte një biznesmen nga Elbasani, ka fituar gjyqin për një hidrocentral me një kompani italiane, ja mori italianës ky, po. Dhe ky tani thotë, se nga moszbatimi i vendimit të gjyqit, unë kam humbur 700.000 euro gjer tani. Dhe Edi Rama me Filip Çakulin e marrin dhe e prejnë edhe e ngjit, pre dhe ngjit, pre dhe ngjit shiritin dhe e nxjerrin sikur i thotë, unë kam marrë 700.000 euro. Ilir Meta, pa thënë asnjë fjalë prokurori, kur u publiku video, mbas dy ditësh më ka ardhur në zyrë, më ka thënë, tani unë jap dorëheqjen.

Jap dorëheqjen, dorëzoj dhe imunitetin, sepse, natyrisht thotë, normale që prokurori do më thërrasë mua, po unë si zëvendëskryeministër nuk shkoj tek ai. Unë do shkoj si qytetar i thjeshtë, unë jam i pafajshëm, por këto nuk e faktojnë si zëvendëskryeministër, po do e faktoj si qytetar i thjeshtë. Tani, urdhëroni standardin e hajdutëve. Ju keni vjedhur, jam kryeministër, ju kam vjedhur, do t'ju vjedh. Absolutisht do të përmbysim. Siç kemi përmbysur shtatorin e Enver Hoxhës, do përmbysesh Edi Rama. Këta, miq, kanë kaluar në akte nga më të pandodhshmet në Europë, përveçse në diktaturat e dikurshme të Afrikës.

Ju më keni dëgjuar mua, sa herë kam lakuar emrin e Ergys Agasit. E çfarë del tani? Ai ishte zëvendëskryeministër në hije. Ishte zv/kryeministër në hije. Pse? Sepse atë përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij. AKSHI, ajo E-Albania, futet këshilltari, koordinatori i bandave me 15-vjeçar, me 1000 euro regjistron biznesin e EA Solution. Me 15-vjeçar, në arkën e tij, në kontot e, në konton e tij 232 milionë euro, pa asnjë shpenzim përveç rrogave të dy vetëve në sipërmarrje. 232 milionë euro, pa importuar asnjë majë lapsi, pa shpenzuar as dhe një fletë format, vetëm duke paguar dy vetë në sipërmarrje dhe paratë tuaja, paratë tuaja nga kopshti privat i Edi Ramës, në kontot e tij. Dhe kjo është vetëm njëra anë.

Rrëmbime, pengmarrje, zhdukje njerëzish, që të gjitha, ju konfiskuan verën e Edi Ramës. Është e Edi Ramës ajo. E mori, mirë e bukur, nga shtëpia ku u konfiskua, nga magazina, nga që qilari, ku u konfiskua, e çoi në, është i filmuar, janë filmuar makinat që shkojnë drejt Lundrës sipër. Pra, a ka provokim më të madh ndaj nesh se ky? Jo, nuk ka. Ky është një provokim i jashtëzakonshëm. Dhe ne tani jemi në këmbë, jemi më të vendosur se kurrë.", tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha sali berisha takim ne korçë pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj