LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Fakti që ky flamur sot dhe përjetë na përket ne është një mrekulli e lirisë për të gjithë shqiptarët!

Berisha tha se sot  është një nga ditët më të veçanta në historinë, në përpjekjen e shqiptarëve për demokraci. 

11 Qershor 2024, 20:27 Nga N.F
Berisha: Fakti që ky flamur sot dhe përjetë na përket ne
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha ka shprehur entuziazimin për vendimin e marrë sot nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së.

Berisha tha se sot  është një nga ditët më të veçanta në historinë, në përpjekjen e shqiptarëve për demokraci. Ai më tej shtoi se flamuri i PD-së lindi ëndrra e shqiptarëve për liri si dhe nga ky flamur demokraciai erdhi në jetë në Shqipëri.

Fjala e Berishës:

Të dashur demokrate dhe demokratë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte! Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur! Simpatizante dhe simpatizantë të Partisë Demokratike! Sot është një nga ditët më të veçanta në historinë, në përpjekjen e shqiptarëve për demokraci. Në 33 vite, ne së bashku kemi kaluar plot ditë gëzimi. Kemi shënuar fitore historike për kombin. Kemi realizuar projekte jetëndryshuese për shqiptarët.

Kemi fituar zgjedhjet, madje kemi pasur edhe fatin dhe bekimin e rrallë, që shumë pak vetave u jepet në kohëra, që të ndajmë epokat dhe të ndryshojmë historinë. Nga kjo kronologji ngjarjesh, gëzimesh, fitorja për të cilën duhet të ndihemi më shumë krenarë, është fitorja e sotmja kundër diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Duhet të ndjehemi sot krenarë që sepse qëndruam fort për këtë flamur! Fakti që ky flamur sot dhe përjetë na përket ne është një mrekulli e lirisë për të gjithë shqiptarët!


Sepse të gjithë e pamë çfarë ndodhi. Këtë flamur kërkuan ta zhdukin! Çdo pushtues, çdo barbar kur ngul kthetrat e sundimit në një komb apo shoqëri, më së pari kërkon të shkatërrojë simbolet e vlerave. Shqiptarët e dinë këtë më mirë se kushdo tjetër. Sepse në një nga kapitujt më të nxirë të historisë sonë, regjimi i Enver Hoxhës shkatërroi simbolet fetare, përdhosi simbolet kombëtare. Në 45 vite diktaturë komuniste me persekutime, tortura dhe vrasje, akti makabër ndaj simboleve do të mbetët një nga krimet më tronditëse nga histori.


Dhe jo shumë vonë, Zoti dhe kombi shqiptar i dënuan ata për gjithë krimet e tyre ndaj shqiptarëve. Duke sjellë në jetë këtë flamur ngjyrë blu, këtë flamur që u priu shqiptarëve në vitin 1992, dhe rrëzuan diktaturën më të egër në Europë, sot çdo shqiptar ndjen flladin e lirisë qëpo vjen. Sot më shumë se kurrë sepse historinë po kërkojnë ta ndryshojnë. Ky flamur realizoi të pamundurën. Shembi komunizmin. Kjo ndodhi sepse te ky flamur u derdh besimi i gjithë shqiptarëve për mundësitë e pafundme që ofron ky komb i bekuar.

Te ky flamur lindi ëndrra e shqiptarëve për liri. Dhe me këtë flamur demokracia në Shqipëri erdhi në jetë! Ishte nën shëmbëlltyrën e këtij flamuri, që Shqipëria nga honet e historisëm, u bë zonje dhe u ngjit në piedestalin e fitoreve të mëdha dhe me këtë flamur ajo do bëhet zonjë e rëndë ashtu siç e deshën ata që e themeluan!

berisha pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj