LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjatë këtij 4 vjeçari PD nga forca politike më e izoluar, u kthye në forcën me mbështetjen më të madhe në historinë e saj

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo forcë politike e bazuar në parimet demokratike, idealet demokratike të lirisë, të sovranitetit, për të qenë forcë sovrane politike, u agresua nga mafia shqiptare e ndërkombëtare.

9 Dhjetor 2025, 14:02 Nga E.d
Berisha: Gjatë këtij 4 vjeçari PD nga forca politike më e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjatë këtij 4 vjeçari, PD ka qenë forca politike më e izoluar. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo forcë politike e bazuar në parimet demokratike, idealet demokratike të lirisë, të sovranitetit, për të qenë forcë sovrane politike, u agresua nga mafia shqiptare e ndërkombëtare.

Ai tha se kjo kishte si qëllim kontrollin dhe zhdukjen e PD-së. Berisha tha se ata e zhytën PD-në, në partinë e transformimeve më të mëdha në historinë e vendit. Në fund, lideri demokrat tha se PD u ngrit si feniksi nga hiri, dhe u ngrit vetëm për të vërtetat që mbronte. 

"Mendoj se, ky 4-vjeçar pa ekzagjeruar është një 4-vjeçar midis legjendës dhe realitetit. Një forcë politike e bazuar në parimet demokratike, idealet demokratike të lirisë, të sovranitetit, për të qenë forcë sovrane politike, u agresua nga mafia shqiptare e ndërkombëtare në mënyrën më paskrupullt. Kjo është e vërtetë. E vërteta është se gjithë ajo që ndodhi, kishte vetëm një qëllim. Së pari një PD të kontrolluar totalisht nga Edi Rama. Së dyti, zhdukjen e PD me mekanizmat, me mekanizmat e gjykatësve dhe të tjerë. Është kështu apo jo. Pra në kushtet e një narkoshteti, ata që kontribuan në ndërtimin e narkoshtetit, tani donin që Shqipëria të mos kishte një zë opozitar të vërtetë. Të kishte një pseudo opozitë, aleate të Edi Ramës. E zhytën PD-në, partinë e transformimeve më të mëdha në historinë e këtij vendi në izolimin më të thellë.


Është kjo e vërteta. Por kjo parti u ngrit si feniksi nga hiri, dhe u ngrit vetëm e vetëm për të vërtetat që mbronte. Në një hark kohor 14 mujor, në mbështetje të kësaj partie të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë, kanë firmosur 7 rezoluta, në të cilat sanksionojnë mbështetje të plotë për PD dhe denoncojnë farsën elektroale të regjimit. Denoncojnë persekutimin e opozitës dhe përdorimin e drejtësisë si armë politike. Denoncojnë narkoshtetin shqiptar me gërma kapitale dhe Edi Ramën. Pra nga një forcë me e izoluara është sot forca më e mbështetur në tërë historinë e vet. Ky është 4-vjeçari i PD-së. Ato parime, janë të mishëruara dhe të palëkundura. Anëtarët e saj votuan në këto 4 vite më shumë se në gjithë ekzistencën e PD. Përpjeket e armiqve të saj për ti përçarë, dështuan. Sot ata janë të bashkuar rreth atyre parimeve si asnjëherë më parë. Pra thashë, nga forca më e izoluar e Europës me 7 rezoluta është forca e aktakuzave më të rënda të regjimit të Tiranës, më e përkrahur. Ndaj dhe të garantoj se nëqoftëse PD nuk do të kishte mbrojtur parimet e drejta që mbrojti, do të ishte atje në thellësitë e izolimit, ku e vendosën në mënyrën më të padrejtë.


Të garantoj se, nëse nuk do verifikoheshin drejtuesit e të gjithë partive nuk do pranonin kurrë që të damkosnin Shqipërinë si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Nuk e bënin këtë ata. Nuk e kanë bërë ata për hir të Sali Berishës, kurrë këtë.
Por së fundmi, siç e patë ju, e shpall rrezik për Europën rezoluta e IDU, për sigurinë e Europës. Fatmirësisht qeveria e SHBA, administrata Trump po tregon ndjeshmëri ndaj këtij faktori të tmerrshëm që është droga, që po e shkatërron qenien e shqiptarëve. Pra, parimet janë respektuar, do respektohen dhe besoj, pavarësisht nga propaganda e neveritshme, e turpshme kundër saj, që bëhet nga mediat e kontrolluara nga qeveria, por në këto kushte të paktën vendi ka një opozitë të vërtetë, një opozitë që e kontrollojnë anëtarët e saj, e votojnë anëtarët e saj dhe jo tjetër kush." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita mandat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj