9 Dhjetor 2025, 12:33
Nga I.A
Christopher Hill
TIRANË- Ambasadori Christopher Hill ka folur në lidhje me rolin e tij dhe bisedimet me Sllobodan Millosheviç gjatë krizës në Kosovë. Në një intervistë për Now me “Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Hill pasqyroi sfidat e negociatave dhe vendimet strategjike të asaj periudhe të tensionuar ndërsa kujton se Millosheviç ishte një negociator kompleks, i paparashikueshëm, shpesh cinik dhe i gatshëm për kompromis vetëm në Bosnje, por kurrë për Kosovën.
“Na ndihmoi në Bosnje, por s’pranoi kurrë kompromis për Kosovën – nuk ishte partner i besueshëm. Ndonjëherë nuk ke shumë zgjedhje; nuk janë zgjedhjet ideale, por janë ato që ke. Kam punuar fort për zgjidhje politike pas Rambujesë. Nuk e arrita gjithmonë, por bëra më të mirën time. Përdorimi i forcës hap probleme të tjera, dhe unë fajësoj Millosheviçin sepse ai nuk donte të punonte me ne, por askush nuk duhet të jetë i lumtur për përdorimin e forcës.”, tha Hill.
Sipas Hill kjo solli situatën në një pikë shumë të rrezikshme dhe vështërsinë e diplomacisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje pa përdorur forcën.
“Ai ka vdekur tashmë, pra është më lehtë që të flasësh për liderë që nuk janë më mes nesh. Unë mendoj se ai ishte i gatshëm që të gjendej një zgjidhje në Bosnje dhe në fakt na ndihmoi për çështjen e Bosnjes. Nuk ishte i gatshëm për Kosovën, nuk ishte fare i gatshëm për Kosovën që të gjenim një zgjidhje dhe prandaj përfunduam në një situatë të rrezikshme në Kosovë e cila mund të përkeqësohej edhe më tej. Kur ai thoshte se do t’i bënte gjërat, përgjithësisht i bënte, por ti asnjëherë nuk ndjeje se kishe një partner. Mendoj se ne kemi bërë mjaft progres me Serbinë, por ata kanë probleme të mëdha energjetike sepse varen nga Rusia, e cila përdor energjinë si armë. Është e rëndësishme të ndihmojmë Serbinë të largohet nga ky kërcënim. Kam punuar shumë edhe mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Ukrainës, por ka dhe çështje ku duhet të vijojmë punën” u shpreh Hill.
christopher hill
Politike
9 Dhjetor 2025, 12:29
I.A
Christopher Hill
TIRANË- Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill tregoi kujtimet nga misioni i tij në vendin...
Politike
9 Dhjetor 2025, 12:27
I.A
Christopher Hill
TIRANË- Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill tregoi kujtimet nga misioni i tij në vendin...
Politike
9 Dhjetor 2025, 12:11
M.L
Korreshi-Çaushi
TIRANA- Deputetja socialiste Zengjine Çaushi dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi u përfshinë në një deb...
Politike
9 Dhjetor 2025, 11:54
I.A
TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi është marrë në pyetje për 21 Janarin.&n...
Politike
9 Dhjetor 2025, 11:30
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka krijuar sërish debat te Komisioni i Ligjeve. Gjatë seancës së sotm...
Politike
9 Dhjetor 2025, 10:39
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Shoqatës së Gjyqtarëve ditën e sotme pasi kjo e fundit i ka cil&...
Politike
9 Dhjetor 2025, 09:56
M.L
Bamir Topi në SPAK
TIRANA- Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posa&ccedi...
Politike
9 Dhjetor 2025, 09:39
M.L
Haxhi Miftari
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Andis Salla ka publikuar mëngjesin e sotëm rastin e Haxhi Mifta...
Politike
9 Dhjetor 2025, 09:27
M.L
Balluku, Rama. GJK
TIRANA- Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Balluk...
Politike
9 Dhjetor 2025, 07:57
M.L
Foto ilustruese
Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbër...