LIVE UPDATES
Politike

Berisha: IBAR rrëzoi mashtrimet e Ramës, përfaqësues nga 27 vende të BE erdhën dhe e panë realitetin në Shqipëri

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se në raportin e miratuar më 21 maj opozita nuk ka shkruar 'asnjë fjalë', por sipas tij, dokumenti pasqyron pothuajse pikë për pikë të gjitha problemet madhore që opozita ka denoncuar prej kohësh.

24 Maj 2026, 14:44 Nga E. D
Berisha: IBAR rrëzoi mashtrimet e Ramës, përfaqësues nga 27
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në qëndrimin e tij të së djelës, i është përgjigjur akuzave të.Edi Ramës, duke u shprehur se, ai po mashtron shqiptarët lidhur me raportin e IBAR-it dhe realitetin e procesit të integrimit europian të vendit.
Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se në raportin e miratuar më 21 maj opozita nuk ka shkruar 'asnjë fjalë', por sipas tij, dokumenti pasqyron pothuajse pikë për pikë të gjitha problemet madhore që opozita ka denoncuar prej kohësh.

'Është mashtrim dy metra i gjatë të thuhet se protestat u bënë për IBAR-in. Protestat nisën që në dhjetor, kur Edi Rama mori në mbrojtje Belinda Ballukun për të mbrojtur veten e tij', deklaron kreu i demokratëve Sali Berisha në qëndrimin e tij.

Videomesazhi i plotë:

Sot në monologun e mashtrimeve të dielës, Edi Rama pasi shkurtimisht u ndal në udhëtimin e tij pa fryt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë qindra mijëra euro me aeroplan të posaçëm, trajtoi gjerësisht problemin e IBAR-it me një breshëri akuzash kundër opozitës. Së pari, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se në atë raport të miratuar me datën 21 maj, opozita nuk ka shkruajtur asnjë fjalë. Por nga ana tjetër, dua të theksoj se ai raport është pothuaj pikë për pikë, ka trajtuar dhe ka vendosur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet madhore që opozita ka ngritur dhe vazhdon të ngrejë para jush.
Është mashtrim dy metra i gjatë se ne protestat i bëmë për IBAR-in.

Ne protestat i filluam në dhjetor kur Edi Rama mori në mbrojtje, për të mbrojtur veten e tij, Luli Ballukun në një akt të paprecedent.Rikthehemi tek IBAR-i. Jam edhe një herë shumë mirënjohës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ç'është e vërteta rishkruan ose amenduan atë raport me të gjitha problemet madhore që përballet sot Shqipëria, duke paraqitur në këtë mënyrë realitetin shqiptar jo ashtu siç e mashtron, siç e trillon Edi Rama dhe siç e paraqesin lobistët e korruptuar të tij, por ashtu siç është në të vërtetë.

Dhe unë ju informoj ju se, COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend. U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën. U bind se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit. U bind se ekonomia është ekonomi klienteliste dhe jo ekonomi e lirë tregu siç ishte paraqitur nga Edi Rama. Pra, mund të them se pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar.

Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, mbasi qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian. Ne qëndrojmë për çdo vendim, qëndrojmë për çdo përpjekje që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian, por theksojmë se aktualisht ajo përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Theksojmë se ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritën./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 24 Maj 2026, 14:37 E. D

REL: Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje

Albin Kurti, Vjosa Osmani KOSOVË- Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë ko...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj