LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çiftimi i Shqipërisë me Serbinë është akti më antikombëtar që ka bërë Edi Rama

Nga mbledhja e Kryesisë, Berisha tha se vendi ynë rrezikon anulimin e marrëveshjeve të firmosura me BE-në qysh nga viti 1992.

16 Mars 2026, 12:39 Nga I.A
Berisha: Çiftimi i Shqipërisë me Serbinë është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë, pas vendimit të PS për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut. Nga mbledhja e Kryesisë, Berisha tha se vendi ynë rrezikon anulimin e marrëveshjeve të firmosura me BE-në qysh nga viti 1992.

Duke u ndaluar tek editoriali i përbashkët Rama-Vuçiç mbi zgjerimin e BE, Berisha e cilësoi aktin më armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

'Edi Rama ndërmori këtë veprim, një akt in ekstremis për të shpëtuar lëkurën e tij. Por viktimë tjetër madhore, në qoftë se SPAK ishte viktimë direkte, viktimë tjetër madhore e këtij akti është çdo qytetar shqiptar, i cili ka për aspiratë integrimin e tij në BE. Në të vërtetë, vendimet u morën në parlament me gjithë paralajmërimin më serioz të jo një, por disa vendeve anëtare të BE, se ato nuk mund të pajtohen kurrë me një vendim të tillë. Dhe se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, jo vetëm që ndalon, por edhe mund të shpërbëhet nga alfa gjer në alfën ku ka filluar. Kur themi këtë shpërbërje, do të thotë anulim i të gjitha marrëveshjeve të firmosura me BE-në, që nga viti 1992 që është marrëveshja e parë tregtare.

Megjithatë, midis fatit të bardhë të shqiptarëve, integrimi në BE, sepse të themi atë që është, kjo fjala fat merr interpretime të ndryshme, por po të jetë për një popull si populli ynë, me problematikat që ka përjetuar, integrimi evropian, integrimi në NATO ishte fati i tij më i madh. Kështu që Edi Rama, pavarësisht nga paralajmërimet që mori, pavarësisht nga reagimet që mori, vendosi që para procesit të integrimit të zgjedhë mburojën e tij ligjore për vjedhjet që ka bërë, të mos dorëzohet para ligjit ai dhe as dhe rrethi i tij i ngushtë familjar. Por një gjë është prapë e qartë, se e gjithë kjo përplasje e madhe me opozitën, me partnerët ndërkombëtarë, bëhet vetëm për Edi Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë familjar. Pra, çdo shqiptar paguan për vjedhjet e Ramës, njerëzve me të cilët ka vjedhur, familjarëve të tij, Lindës së tij, baxhanakut dhe të tjerëve me radhë.

Si rrugëdalje, ai ka zgjedhur shkelmimin haptas të interesit të çdo shqiptari, integrimin mbi bazë merite në BE, bllokimin e tij dhe kërkesën që bëri me Aleksandër Vuçiç për një integrim tregtar. Një marrëveshje tregtare me BE-në, por jo paketë politika dhe ligjet komunitare, thjesht një partneritet në tregti. Me çiftimin e Shqipërisë me Serbinë, Edi Rama kreu një akt ndër më të egrit armiqësorë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Cilado që të jenë problemet e Shqipërisë, Shqipëria nuk ka asnjë problem madhor në rrafshin strategjik, gjeostrategjik dhe politik me BE-në, që ka Serbia. Serbia, jo nga Shqipëria, por nga qëndrimet dhe historia e saj, është konsideruar dhe konsiderohet Rusia e vogël në Ballkan. Shqipëria nuk është konsideruar kurrë zonë influence ruse. Rusët bëjnë çdo përpjekje që TAP-i të dështonte, të mos kalonte nga Shqipëria, vetëm e vetëm se e dinin se gazi i tyre nuk mund të kalonte nga Shqipëria. Serbia ka probleme të mëdha politike për të zgjidhur, marrëdhëniet me fqinjët, me Kosovën dhe Bosnjen, me Republikën Srapska që e ka përdorur si një koloni, me kërcënime të mëdha për bashkim, etj, etj.

Shqipëria nuk ka asnjë problem gjeopolitik me asnjë nga fqinjët tanë. Ka vetëm marrëdhëniet me të mira, më normale në të gjitha aspektet. Serbia nuk njeh gjenocidin serb në Srebrenicë, i shpallur gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet dhe një kusht i vendeve demokratike për të afruar Serbinë. Shqipëria, falë ndërhyrjes së fuqishme të opozitës, votoi më së fundmi rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Pra, imagjinoni ju, përpjekjen e Edi Ramës për t’i zbardhur faqen Vuçiçit, në një kohë kur ai akuzohet si një nga pjesëmarrësit në safarin njerëzor në Sarajevë. Tani, argati i del në krah dhe shkruan letër të hapur me të për fatin e përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve, në një marrëveshje tregtare me BE, që nuk është gjë tjetër vetëm Ballkani i Hapur. Një akt më antikombëtar se ky nuk mund të bëhet. Një akt i mirëfilltë antikombëtar,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj