LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Irena Gjoka ka kapur shtetin për fyti, sepse është mikesha e Ergys Agasit dhe Linda Ramës

Gjatë bashkëbisedimit me qyetarët, Lideri i opozitës theksoi se ky është një shembull i keqpërdorimit të pushtetit, dhe kritikoi ashpër Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) për vendimin e tij për të mos ndërprerë mandatin e Gjokës.

31 Janar 2026, 13:28 Nga E. D
Berisha: Irena Gjoka ka kapur shtetin për fyti, sepse është
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur për rastin e gjyqtares Irena Gjoka tha se ajo e ka kapur shtetin për fyti, pasi sipas tij është mikesha e Ergys Agasit. Gjatë bashkëbisedimit me qyetarët, Lideri i opozitës theksoi se ky është një shembull i keqpërdorimit të pushtetit, dhe kritikoi ashpër Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) për vendimin e tij për të mos ndërprerë mandatin e Gjokës.

Në fund, Kryedemokrati theksoi se opozita duhet të mbështesë prokurorët dhe gjykatësit që zbatojnë ligjin dhe të denoncojë ashpër ata që janë të lidhur me krimin. 

Klinsman Mëhilli: Doktor, SPAK-un, a duhet ta mbështesni me deklarata zyrtare? Dhe në zgjedhjet e prillit në PD, a do ketë ndryshime që nga kupola?

Sali Berisha: Do të ishte gabim shumë i rëndë po të mos mbështesje çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues që zbaton ligjin. Dhe në kontekst ju duhet ta dini mirë se interesi më absolut për funksionimin e shtetit ligjor është i opozitës dhe i qytetarëve. Por, do të ishte fatale në qoftë se opozita hesht para prokurorëve të lidhur me krimin, para prokurorëve që kundrejt ryshfeteve të majme mbrojnë kriminelët, mbrojnë vrasësit, mbajnë në shesh fletët e arrestit, u dërgojnë mesazhi se jeni arrestuar.

Më thoni ju mua, a mund të pranohet një gjë e tillë? Në qoftë se, ne e pranojmë një gjë të tillë, ne përfundojmë me drejtësinë e Irena Gjokës. Ja ku e keni, ja ku është gjykatësja e dënuar me burg në Greqi dhe fshehur dënimin. E përzënë dy herë nga Greqia për falsifikim dokumentesh dhe fshehur përzëniet. Dhe sot ka kapur për fyti një shtet të tërë në mënyrën më të paimagjinueshme, në një kohë kur në ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë, të trija këto rrethana janë rrethana ligjore që i ndërpresin mandatin si gjykatëse dhe e çojnë në burg.

E çojnë në burg se i ka fshehur, ia ndërpresin mandatin, sepse kanë ndodhur.
Kurse dje, KLGJ-ja votoi për të mos i ndërprerë mandatin asaj. A mund ta imagjinoni se ku jemi? Po pse? Sepse ajo është mikeshë e Ergys Agasit, por jo më pak se Linda Ramës dhe Edi Ramës. Që ta dini domethënë. E keqpërdorur në shkallë ekstreme kundër kundërshtarëve politikë, por në rrafshin ligjor një delinkuente me krime antikushtetuese dhe krime ligjore të rënda. Atëherë, a mund t’i marrim ne të gjithë njëlloj?

Sikundër duhet t’i mbështesim ata që punojnë, duhet të kemi guximin të dënojmë dhe denoncojmë ata që janë të lidhur me krimin. Ju më keni dëgjuar shpesh të atakoj Altin Dumanin. Dhe pse e kam atakuar unë? Sepse çdo njeri që pranon se me rrogë shteti mund të kesh tre apartamente, ose bën dudumin, ose bëhet avokat i tij. Nuk mund të kesh tre apartamente me rrogë shteti, nuk blihen dot, bëji si të duash ti llogaritë. 35 vjet me rrogë shteti unë kam blerë 40 metra më shumë se apartamenti që kam pasur. Por një apartament vetëm me rrogë nuk e blija dot, pa marrë kredi. Tani më thoni ju mua, a duhet t’i themi ne këto apo nuk duhet t’i themi?

Unë do i faktoj shqiptarëve çdo gjë që kam thënë, por mbi të gjitha për opozitën nuk ka njerëz me të bekuar, më të vlerësuar se gjykatësit, prokurorët, policët, hetuesit që zbatojnë ligjin. Pa më thuaj pak, çfarë do i thuash ti ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe Altin Troplinit, të cilët në dosjen e krimit elektoral, dosje e ndërtuar mbi bazën e vendimit të gjykatave, e publikuar në mediat më të mëdha ndërkombëtare, amnistuan krimin elektoral?

Më thuaj pak ti mua, a nuk është kjo një licencë për qeverinë dhe Edi Ramën që të përdorë cdo mjet kundër zgjedhjeve. Prandaj dhe i dashur mik, ne duhet të jemi objektivë dhe të vërtetë, kjo është e rëndësishme. E mbështesim çdo veprim që godet krimin dhe çdo prokuror dhe çdo gjykatës, por dënojmë me forcën më të madhe si delinkuent dhe kriminelë ata që shkelin ligjet dhe bashkëpunojnë me krimin./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj