LIVE UPDATES
Politike

"Po cënohen rëndë parimet e shtetit të së drejtës"/ Vendimi për gjyqtaren Irena Gjoka, PD: Sjellje e papërgjegjshme e KLGJ-së, shkelje e Kushtetutës

Në deklaratë theksohet se, Grupi Parlamentar i PD-së dënon me forcë sjelljen e papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të paligjshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kërkojnë nga anëtarët e ndershëm të këtij Këshilli që të kërkojnë sërish përfshirjen në axhendë të kësaj çështje, me qëllim garantimin e integritetit, pavarësisë dhe paanshmërisë së organit të qeverisjes së sistemit gjyqësor.

31 Janar 2026, 13:04 Nga E. D
"Po cënohen rëndë parimet e shtetit të së
Foto Ilustruese

TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së e ka cilësuar si të papërgjegjshëm vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta kaluar çështjen e gjyqtares Irena Gjoka tek Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me anë të një deklarate, Grupi i PD-së thekson se sjellja e KLGJ ngre pikëpyetje të forta mbi pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni.

Në deklaratë theksohet se, Grupi Parlamentar i PD-së dënon me forcë sjelljen e papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të paligjshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kërkojnë nga anëtarët e ndershëm të këtij Këshilli që të kërkojnë sërish përfshirjen në axhendë të kësaj çështje, me qëllim garantimin e integritetit, pavarësisë dhe paanshmërisë së organit të qeverisjes së sistemit gjyqësor.

Në fund PD shton se çdo sjellje e ndryshme e KLGJ-së dhe ILD-së vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe cënon rëndë parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Reagimi: 

Pas një verifikimi që zgjati 20 muaj, në datën 19 janar 2026, Prokuroria e Përgjithshme përcolli në Këshillin e Lartë Gjyqësor rezultatet e verifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, duke konfirmuar dënimin penal për falsifikim dokumentesh nga autoritetet greke në vitin 2005 dhe fshehjen e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit, përfshirë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe emërimit në Gjykatën e Posaçme.

11 ditë më pas, në kundërshtim me detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi marrjen në shqyrtim të raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, duke ia përcjellë për kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe e paprecedent e KLGJ-së, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve organike që e ngarkojnë me marrjen e vendimeve për rastet e papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë së gjyqtarëve, ngre pikëpyetje të forta për pavarësinë dhe paanshmërinë e organit të qeverisjes të pushtetit gjyqësor.

Dërgimi për kompetencë ILD është një përpjekje e qartë për ta zvarritur akoma edhe më tej këtë çështje, me pasoja shumë të rënda për pushtetin gjyqësor, të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor duket normale që një gjyqtare e dënuar me vendim penal të formës së prerë të vazhdojë gjykimim në Gjykatën e Posaçme, duke minuar kështu qoftë qëllimet e ligjit të dekriminalizimit të miratuar në vitin 2015, ashtu edhe të paketës kushtetuese dhe ligjore të Reformës në Drejtësi të miratuar në vitin 2016.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të paligjshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kërkojmë nga anëtarët e ndershëm të këtij Këshilli që të kërkojnë sërish përfshirjen në axhendë të kësaj çështje, me qëllim garantimin e integritetit, pavarësisë dhe paanshmërisë së organit të qeverisjes së sistemit gjyqësor. Po ashtu, i bëjmë thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të kërkojë menjëherë nga KLGJ deklarimin e mbarimit të mandatit për gjyqtaren e dënuar.

Çdo sjellje e ndryshme e KLGJ-së dhe ILD-së vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe cënon rëndë parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë./Dosja.al

grupi parlamentar i pd-së

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj