Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lideri i opozitës theksoi se ky moment ka shënuar një hap të rëndësishëm në përmbysjen e regjimit të Rilindjes dhe se protestat e ardhshme, e 10 shkurtit, do të jenë një shans për të treguar forcën dhe vendosmërinë e qytetarëve shqiptarë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët foli për protestën e 24 janarit, ku sipas tij tronditi strukturat e pushtetit të Edi Ramës dhe po dërgon një paralajmërim të qartë për vazhdimin e luftës politike dhe shoqërore.
Lideri i opozitës theksoi se ky moment ka shënuar një hap të rëndësishëm në përmbysjen e regjimit të Rilindjes dhe se protestat e ardhshme, e 10 shkurtit, do të jenë një shans për të treguar forcën dhe vendosmërinë e qytetarëve shqiptarë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Gjithashtu kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen për një qëndresë të pandalur deri në arritjen e objektivave të tyre.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë timen të përjavshme me ju në rrjetet sociale, kam kënaqësinë t’u adresohem ju pas suksesit të rëndësishëm që arritëm më 24 janar në protestën 3-orëshe, në të cilën në realitet brenda dhe jashtë vendit u dridhen themelet e kalbësirës Rilindje apo organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama.
Siç konstatoni, ka një panik të madh nga narko-nomenklatura, nga organizata kriminale dhe tellallët e saj në mediat e blera. Kanë një javë që nuk pushojnë me tërbim kundër qytetarëve protestues, protestës dhe përpiqen me shiringa të mbajnë, t’i japin zemër Edi Ramës, i cili ç’është e vërteta është në kohërat e fundit të regjimit të tij të urryer për shqiptarët. Siç e patë vetë, ai nuk dorëzon dot për asnjë rrethanë, asnjë mundësi imunitetin e Lubi Ballukut sepse e di se duhet të dorëzojë lëkurën e tij, karrigen e tij.
Dje u paraqit në Divjakë para fermerëve me Ballukun në krah, por i tronditur gjer në palcë, kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve që haptas i shprehnin pakënaqësitë e mëdha, denonconin politikat e tij kundër fermerëve shqiptarë.
Pra, mund të themi se regjimi po ecën drejt agonisë dhe gjithçka varet nga ne, nga opozita shqiptare. Gjithçka varet nga kryengritja paqësore që nuk duhet të ndalet kurrë gjer në përmbysjen e Edi Ramës.
Pikërisht në këtë kuadër, ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, ditën e martë, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. Miq, gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë dhe qytetare që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme efikase për të larguar këtë regjim nga pushteti.
Por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. U garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme do të shkojmë.
Edi Rama të bëjë ç’të dojë, mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka, do shkojë aty ku e ka vendin, aty ku e kanë vendin hajdutët dhe kriminelët që qeverisin një vend me lidhje të forta me kartelet e drogës, krimin dhe farsë elektorale.
Ndaj dhe duke u falenderuar shumë për atë angazhim të jashtëzakonshëm që treguat më 24 janar, u ftoj të shumëfishojmë forcat dhe të bashkohemi në protestën e ardhshme. Të tregojmë fuqinë tonë, të tregojmë vendosmërinë tonë, të tregojmë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend," tha Berisha./Dosja.al
Elisa Spiropali VLORË- Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët po pr...
SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Mes 3 milionë...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e parashikuar për në Vlorë. Anulimi i vizitës së tij vjen teksa...
Foto Ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve...
Foto Ilustruese KOSOVË- Pas më shumë se një muaji që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ësht&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Div...
Foto Ilustruese FRANCË- Një ish-punonjëse e një çerdheje që vrau një foshnjë 11-muajshe n&eu...
TIRANË- SPAK është përgjigjur, pasi Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen In...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi SPAK i mbylli 'derën' Komisio...
Marco Alberti, Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti ditën e sotme në nj&...