LIVE UPDATES
Politike

Problemet me manipulimin brenda partive politike në Kosovë/ Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar

Megjithatë, në bazë të ligjit për zgjedhjet, nevojiten edhe disa ditë afat kohor për ankesa të mundshme.

31 Janar 2026, 09:17 Nga E. D
Problemet me manipulimin brenda partive politike në Kosovë/ Votat u
Foto Ilustruese

KOSOVË- Pas më shumë se një muaji që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, është përmbyllur edhe faza e rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet, duke e hapur kështu rrugën për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas krijimin e institucioneve të reja, konstituimin e parlamentit dhe qeverisë. Megjithatë, në bazë të ligjit për zgjedhjet, nevojiten edhe disa ditë afat kohor për ankesa të mundshme.

Palët kanë kohë 48 orë që të ankohen për administrimin e numërimit të votave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Më pas ky mekanizëm, sipas ligjit, ka kohë 72 orë që të vendosë për ankesën e pranuar. Ndërsa, subjekti ankues në rast të refuzimit mund të ankohet edhe në Gjykatën Supreme, e cila lëndën duhet ta shqyrtojë brenda pesë ditësh dhe të nxjerrë vendim.

Shkallë të tjera të ankesave nuk ka. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se "procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund ta zvogëlojë nevojën për ankesa”. Megjithatë, sipas tij, "KQZ-ja duhet t'i presë afatet për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, para certifikimit dhe përmbylljes së komplet procesit zgjedhor”.

Problemet me manipulimin brenda partive politike

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputet në të gjitha qendrat e votimit në nivel vendi, nxori në pah manipulimin e dhjetëra mijëra votave brenda partive politike, ku votat e një kandidati kaluan te kandidati tjetër dhe anasjelltas. Ky manipulim përfshiu të gjitha partitë politike, dikë më shumë e dikë më pak. Afro 150 komisionerë të numërimit të votave janë shoqëruar tek organet e rendit, ndaj të cilëve po zhvillohet procesi i hetimit për vepra penale.

Më së shumti manipulim me vota të kandidatëve për deputet u regjistrua në komunën e Prizrenit. Gjykata Themelore e këtij qyteti, me kërkesë të prokurorisë, tashmë ka urdhëruar nga një muaj paraburgim për 23 persona të dyshuar për "manipulim të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit”. Ata dyshohen për një sërë veprash penale përfshirë "veprën penale kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit”, thuhet në një njoftim të gjykatës.

Dëmtimi i besueshmërisë

Njohësit e proceseve zgjedhore thonë se rastet e manipulimit me vota të kandidatëve për deputet në komunat e mëdha siç ishin Prizreni, Peja, Podujeva, por edhe në komuna të tjera, dëshmojnë se manipulimi i votave nuk ka qenë as rastësor dhe as i izoluar. Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë kjo që vëzhgoi zgjedhjet, shkroi në Facebook se "teknikisht, rinumërimi ka korrigjuar keqpërdorimet dhe ka rikthyer numrin real të votave për secilin kandidat”, por megjithatë, sipas tij, "problemi kryesor nuk qëndron më te rezultati – i cili mund të krijojë përbërjen e njëjtë të Kuvendit me atë të pararinumërimit – por te besueshmëria e procesit zgjedhor, e cila është dëmtuar rëndë”.

"Fakti që shumica e kandidatëve, edhe pas largimit të votave të keqpërdorura, mund të certifikohen si deputetë, nuk e zhbën këtë dëm. Përkundrazi, krijon një precedent të rrezikshëm: manipulimi shndërrohet në një strategji me kosto të ulët, ku përgjegjësia penale bie mbi komisionerët, ndërsa përfitimi politik mbetet tek kandidatët dhe partitë. Kështu krijohet një paradoks serioz: procesi pranohet si i rregulluar ligjërisht, por mbetet i komprometuar moralisht”, shkroi Kryeziu.

Vonesa në certfikimin e rezultatit vonon krijimin e institucioneve

Pas rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa mbi procedurat e administruara në Qendrat e Numërimit, procedura këto që ligjërisht marrin disa ditë kohë. Sipas vëzhguesve të institutit KDI, në skenarin më optimal, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të muajit shkurt, ndërsa në rastin më të keq, në fund të shkurtit apo edhe në fillim të marsit, në varësi të vendimmarrjes mbi ankesat potenciale.

Çdo vonesë në certifikimin e rezultatit rrjedhimisht e vonon edhe themelimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit, i cili deri më 4 mars është i obliguar po ashtu ta zgjedhë presidenten apo presidentin e Kosovës, 30 ditë para se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, t'i përfundojë mandati më 04 prill.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha një ditë më parë se ai është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën, por që ky bashkëpunim të jetë reciprok, sipas Kurtit mbetet të shihet në muajin shkurt, nëse në Kuvend "ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–opozitë”. "Muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona.

Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë që nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston”, tha Kurti.

Bllokim i ri?

Por, nëse deri më 04 mars nuk mund të zgjidhet në parlament presidenti/ja e re,  sipas Kushtetutës vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja. Dhe pikërisht bazuar mbi këtë afat që është në limitet e tij, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, analisti Artan Muhaxhiri, i tha më herët DW-së se ekziston rreziku që partitë politike mund t'i shfrytëzojnë afatet ligjore për bllokada të reja institucionale.

Këtë e bazon duke iu referuar zhvillimeve nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, pas të cilave formimi i institucioneve u zvarrit për mbi dhjetë muaj, për të përfunduar me zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor. "Afatet për konstituimin e Kuvendit, krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit janë skajshmërisht të shkurtra, por gjithsesi pasojë logjike e sjelljeve absurde të spektrit politik gjatë vitit të kaluar.

Rrethanat aktuale janë krejtësisht të ndryshme me ato të bllokadës së vitit të kaluar, sepse tash sfidohen themelet e sistemit shtetëror”, thotë Muhaxhiri. Sipas tij, "nuk ka më hapësirë për komfor arrogant dhe teknikalitete vonuese”.

"Mbetja pa tri shtyllat e shtetit (lexo: Parlament, Qeveri dhe President) do të ishte tragjedi politike, prandaj edhe papërgjegjshmëria tashmë tradicionale e liderëve dhe partive do të duhej ta arrinte një fund, nëse alternativë është rreziku i vakumit institucional dhe ecja nëpër tehun e arkitekturës sonë kushtetuese”, thotë Muhaxhiri.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, fitoi më shumë se 51 për qind të votave dhe si e vetme me pakicat jo serbe që kanë 10 vende mund ta formojë Qeverinë. VV ka siguruar 57 vende në Kuvendin me 120 ulëse. Nga partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6. Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar 9 vende, dhe një vend nga serbët e fitoi deputeti Nenad Rashiq./DW

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje