30 Janar 2026, 19:08
Nga D.S
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi SPAK i mbylli 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2', për të “inspektuar” këtë institucion. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën.
Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.
Postimi i Bardhit:
Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit. E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
30 Janar 2026, 18:51
E. D
Marco Alberti, Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti ditën e sotme në nj&...
Politike
30 Janar 2026, 18:09
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pasi deputeti i PD-së, Klevis Balliu deklaron se ës...
Politike
30 Janar 2026, 18:05
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti Klevis Balliu, në një prononcim për media deklaroi se është ndaluar në mënyrë t...
Politike
30 Janar 2026, 17:49
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debati për paraburgimet, ku sipas tij njerëzit mbahen me muaj në burg pa u gjykuar...
Politike
30 Janar 2026, 17:28
D.S
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e dronit “Skifteri K1” nga dy kompani nga Gjilan...
Politike
30 Janar 2026, 17:21
E. D
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit Kombë...
Politike
30 Janar 2026, 16:54
E. D
TIRANË- Sapo prokurorët e SPAK thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një...
Politike
30 Janar 2026, 16:33
E. D
Foto Ilustruese
TIRANË- Seanca plenare e rradhës do të mbahet ditën e martë më 3 shkurt. Në rendin e ditë...
Politike
30 Janar 2026, 16:19
D.S
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë 345 600 000 lekë për partitë politike, ku pjesën më...
Politike
30 Janar 2026, 15:14
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëv&eu...