LIVE UPDATES
Politike

"Të hetohet drejtori i burgut"/ Balliu u pengua të takojë Metën te “313”, Blushi: Akt i paligjshëm dhune dhe arbitrariteti

Blushi u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, organizatave të pavarura dhe mekanizmave që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë dhe pa ekuivoke, për të dënuar këtë akt skandaloz.

30 Janar 2026, 18:09 Nga E. D
"Të hetohet drejtori i burgut"/ Balliu u pengua të
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pasi deputeti i PD-së, Klevis Balliu deklaron se është penguar nga administrata e IEPV “Jordan Misja” të ushtrojë funksionin e tij kushtetues dhe të takohet me Ilir Metën.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi e cilëson veprimin si shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ligji u lejon deputetëve të vizitojnë burgjet pa autorizim.

Blushi u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, organizatave të pavarura dhe mekanizmave që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë dhe pa ekuivoke, për të dënuar këtë akt skandaloz.

Postimi i Tedi Blushit: 

Në një akt të rëndë paligjshmërie, arbitrariteti dhe dhune shtetërore, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit shqiptar, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe rekomandimeve të qarta të Avokatit të Popullit, administrata patronazhiste e IEPV “Jordan Misja” ka penguar sot deputetin e Partisë Demokratike, z. Klevis Balliu, të ushtrojë funksionin e tij kushtetues për t’u njohur me kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit dhe të burgosurit, si dhe për t’u takuar me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i cili u rrëmbye në mënyrë mafioze nga Narkoshteti dhe mbahet i burgosur politik prej më shumë se 15 muaj.

Ligji është i qartë, i prerë dhe i pakontestueshëm: institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetët pa asnjë lloj autorizimi. Çdo përpjekje për ta ndaluar këtë të drejtë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe abuzim të hapur me pushtetin. Në raportin e Avokatit të Popullit mbi trajtimin çnjerëzor dhe degradues të z. Meta në ambientet e IEPV “Jordan Misja”, theksohet qartë se ndalimi i vizitave të deputetëve është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Megjithatë, drejtuesit e këtij institucioni, të vetëshpallur mbi ligjin, vazhdojnë të sillen si një strukturë jashtë kontrollit kushtetues, duke shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe duke ekspozuar hapur karakterin kriminal të kësaj administrate.

IEPV “Jordan Misja” sot provoi publikisht se nuk funksionon si institucion shtetëror, por si vegël e verbër politike, në shërbim të një misioni të vetëm: izolimin ekstrem, çnjerëzor dhe politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, me urdhër dhe bekim të Edi Ramës. I bëj thirrje SPAK-ut që të nisë pa asnjë vonesë hetimet penale ndaj drejtorit patronazhist të IEPV “Jordan Misja”, Gentian Lila, si dhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, të cilët me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur po shkelin ligjin, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë në këtë krim shtetëror.

Në emër të Partisë së Lirisë, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, organizatave të pavarura dhe mekanizmave që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë dhe pa ekuivoke, për të dënuar këtë akt skandaloz, i cili dëshmon qartë se rrëmbimi, ndjekja penale dhe izolimi i Z. Ilir Meta është një operacion i pastër kriminal shtetëror, i urdhëruar dhe dirigjuar drejtpërdrejt nga Kreu i Organizatës, Edi Rama.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj