LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kjo betejë është para së gjithash për rininë! Ata janë heronjtë, unë jam si sinjali i Batmanit që i fton ata

Berisha ka sjell në vëmendje largimin masiv të të rinjve, që sipas tij ka bërë që mos të gjendet shpresë në vend. 

6 Janar 2024, 18:25 Nga h.k
Berisha: Kjo betejë është para së gjithash për
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje ditën e sotme të rinjve për të reaguar kundra qeverisë. Berisha ka sjell në vëmendje largimin masiv të të rinjve, që sipas tij ka bërë që mos të gjendet shpresë në vend. 

Berisha: Çdo i ri shqiptar ka të drejtë të mendojë, të ëndërrojë, që Tirana të jetë foleja e të ardhmes së tij. Por sa mund ta ëndërrojnë sot të rinjtë shqiptarë? Për të ardhur në Tiranë, ai duhet të shkollohet. Edi Rama ka vendosur mesataren si satër për të mbyllur dyert për universitetet për më të varfrit e këtij vendi.

Sa mund të ndërtojë folenë e të ardhmes në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kur në universitetet e Tiranës, ata paguajnë një tarifë ndër më të lartat në Europë. Ata paguajnë një tarifë 5 herë më të lartë se në Austri. 5 herë më të lartë se në Francë, Itali, Gjermani. Si mund të jetë Tirana vendi i ëndrrave të të rinjve shqiptarë, kur qiratë në këtë kryeqytet, falë drogës dhe korrupsionit, janë nga më të lartat në Europë?

Si mund të jetë ky qytet i ëndrrave të të rinjve, kur ata duhet të punojnë 60 vite për të blerë një apartament?
Për të gjitha këto, agresioni i narkoshtetit, i narkodiktaturës, i kësaj bande me në krye Edi Ramën, që vjedh çdo ditë shqiptarët, ka bërë që Shqipëria të boshatiset nga të rinjtë. Ka bërë që në 8 vite, nga ky vend të largohen mbi 500 mijë të rinj.
Ka bërë që të rinjtë shqiptarë të mos i lidhë asgjë tjetër me Shqipërinë përveç prindërve, të cilët me gjithë mallin, me gjithë brengën, bëjnë zemrën gur dhe u thonë shko vajzë, shko djalë, ndiq jetën tënde se e dinë se nuk kanë çfarë t’u sigurojnë në shtëpinë e tyre.

Ndaj dhe kjo betejë para së gjithash është një betejë për rininë. Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli.

Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri.
Ju ftoj ta mbyllim këtë takim me brohorimën tonë: Zoti i bekoftë të rinjtë shqiptarë, familjet e tyre, Zoti e bekoftë Shqipërinë. 

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj