LIVE UPDATES
Politike

33-vjetori i themelimit të "Rilindjes Demokratike", Berisha: Kjo protestë u kushtohet gazetarëve në radhë të parë, liria e fjalës po vdes

Berisha, i cili ndodhet në "arrestit shtëpie" prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

5 Janar 2024, 18:28 Nga r.ll
33-vjetori i themelimit të "Rilindjes Demokratike", Berisha: Kjo
sali berisha

TIRANË- Në 33-vjetorin e themelimit të gazetës "Rilindja Demokratike", kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij ka përshëndetur mbështetësit që u mblodhën poshtë banesës së tij në shenjë solidarizimi për të katërtën ditë radhazi. 

Berisha u shpreh se kjo protestë e sotme u kushtohet në radhë të parë gazetarëve, pasi sipas tij liria e fjalës, realisht po vdes nën pushtetin e Edi Ramës.

Berisha, i cili ndodhet në "arrestit shtëpie" prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Kjo protestë në vetvete përfaqëson një protestë ndoshta nuk mund të vlerësohet apo cilësohet me asnjë, me asgjë tjetër veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë sepse e shenjtë është fjala e lirë.
Dhe sot ne jemi këtu në protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë, Salman Ruzhdi, thotë se fjala e lirë është gjithçka, është vetë jeta.

Vetëkuptohet, jeta si gjallim, si gjallesë ekziston edhe pa fjalën e lirë, por qeniet njerëzore, që nuk kanë fjalën e lirë, nuk janë asgjë tjetër veçse automatë mjeranë të mbretërisë së frikës. Pa fjalën e lirë, nuk ka mendim. Pa fjalën e lirë nuk ka dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Liria është bosh, është shkretëtirë e vërtetë.

Si ta kuptojmë ne sonte këtë protestë? Ta kuptojmë këtë protestë si një nderim, si një mbështetje për gazetarët shqiptarë, para së gjithash dhe mbi të gjitha. Ata janë e vërteta, parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitet.
Dhe beteja e tiranit kundër fjalës së lirë, filloi kundra tyre. Po pse? Me të njëjtin motiv si diktatorët e të gjithë kohërave.
Po të rikthehemi pak në analizë, do gjejmë se diktatori teokratik Kalvin, dogji në turrën e druve Servetin sepse siç tha ai, Serveti me fjalën e tij më përçmonte

Karl Xhaspër, thotë se gjatë diktaturës naziste, në kohë lufte, të thoje një fjalë kundër regjimit apo të bëje opozitë, duhet të hapje me duart e tua varrin. Po në diktaturën komuniste në Shqipëri, Hitleri shqiptar i pasluftës, me dhjetëra e dhjetëra, me qindra e me mijëra shqiptarë hapën dyert e burgjeve dhe varret e tyre për fjalën e lirë.
Kombi humbi poetë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk pranuan në asnjë rrethanë të bëhen këngëtarë të regjimit, por mbetën të pavdekshëm në vargjet e tyre, këngëtarë të së vërtetës, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika dhe shumë e shumë të tjerë.

Por nuk qenë vetëm poetët dhe artistët, por edhe qytetarët, edhe të rinjtë, edhe për një fjalë, Enver Hoxha ekzekutoi Shkëlzen Doçin, mikun e djalit të tij, vetëm e vetëm pse ai kishte urrejtje për diktatorin.
Kristaq Rama dhe Ramiz Alia do varnin në litar Havzi Nelën vetëm pse i këndoi lirisë, i këndoi Kosovës, i këndoi të drejtave të njeriut.

Sot skuadrat e pushkatimit nuk janë më, por janë skuadrat e mafias. Sot, liria e shtypit, liria e fjalës realisht po vdes.
Le të kujtojmë pak ngjarjet e fundit. Edi Rama mësoi se një gazetar i ndershëm, që nuk shitej dhe blihej, Elton Qyno, kishte zbuluar se emri i tij figuronte në dosjet e krimit dhe në regjistrimet e krimit. Çfarë ndodhi? U rikthye mesjeta. U rikthyen kohërat më të zeza të Sigurimit të Shtetit. E rrëmbeu me Dumanin dhe banditët e tij. Rrëmbeu gazetarin. E trajtoi në mënyrën më çnjerëzore vetëm e vetëm t’i shuante emrin që e kishte të regjistruar.

Po kështu, zonja Xama, pse guxoi bazuar në dokumente zyrtare, t’i bëjë radiografinë Erion Veliajt, u kërcënua me jetë nga banditi. Sa gazetarë të tjerë. Prandaj miq, kjo protestë u kushtohet atyre në radhë të parë. Por më tragjike është se në të gjitha këto raste, a u mbështetën këta kalorës të fjalës së lirë, nga mediat e tjera? Rallë, shumë rrallë. Pak, shumë pak. Turp, shumë turp!

 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen