5 Janar 2024, 12:08
Nga I.A
Granit Gjana
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ish-prefektin e Kukësit Granit Gjana. Mësohet se Gjana, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ka ankimuar në Apel, vendimin e GJKKO-së.
SPAK nisi hetimet ndaj Gjanës në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë. Sipas SPAK egziston dyshimi se Gjana duke mos kryer detyrat funksionale ka cënuar një kompani që kërkonte të ishte pjesëmarrëse në ankandet për blerje karburanti.
Njoftimi i GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 62 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim G.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 133, datë 01.02.2023, verifikuar me vendimin nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 133, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Miratimin e vendimit nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
SPAK thekson se hetimet ndaj Gjanës nisën në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë. Sipas hetimeve, Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm./Dosja.al
gjkko granit gjana
Politike
5 Janar 2024, 11:33
I.A
OPGJ
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka lejuar oficeret e policisë gjyqësore që të futën në banesën e tij, p...
Politike
5 Janar 2024, 10:30
I.A
OPGJ
TIRANË- Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar ditën e sotme në banesën e kryedemokratit Sali Berisha ...
Politike
4 Janar 2024, 22:39
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës thotë se nuk ka efektivë policie tek dera e bane...
Politike
4 Janar 2024, 20:48
r.ll
hoteli i trump
SHBA- Kryeministri Edi Rama me këshilltarët e tij kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë në hotelin e ish-preside...
Politike
4 Janar 2024, 19:41
r.ll
Edi Rama dhe Donald Trump
TIRANË- Midis viteve 2017-2020, kryeministri shqiptar, Edi Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infras...
Politike
4 Janar 2024, 19:26
r.ll
argita malltezi
TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi mbrëmjen e sotme ishte në mesin e mb&...
Politike
4 Janar 2024, 18:38
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur nga dritarja e shtëpisë, për mbështet&eum...
Politike
4 Janar 2024, 18:18
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë protest...
Politike
4 Janar 2024, 17:57
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë ka përshëndetur demokratët që janë ...
Politike
4 Janar 2024, 17:51
r.ll
belind kellici
TIRANË- Për herë të tretë radhazi, mbështetës të kryedemokratit Sali Berisha janë mbledhur posh...