LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por Rruga e Shpresës! Ju ftoj të gjithëve të varim kudo flamurin e PD

Berisha u bëri thirrje mbështetësve të varin flamurin e PD në dritare si flamur shprese dhe fitoreje për shqiptarët.

4 Janar 2024, 18:38 Nga r.ll
Berisha: Kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por Rruga e Shpresës! Ju
sali berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur nga dritarja e shtëpisë, për mbështetësit demokrat që ishin mbledhur poshtë banesës së tij, tha se ata ia ndryshuan emrin rrugës ku ai banon, “Mustafa Matohiti”.

Rrugë kjo e njohur gjerësisht si “rruga e Salës”, për shkak të vendndodhjes së shtëpisë së kryedemokratit.  Sipas tij tanimë kjo rrugë quhet “rruga e shpresës” dhe jo më “rruga e Salës”.

Berisha u bëri thirrje mbështetësve të varin flamurin e PD në dritare si flamur shprese dhe fitoreje për shqiptarët.

FJALA E BERISHËS:

Ne nuk mposhtemi dhe dëshmia për këtë jeni ju! Jeni ju me erën e ndryshimit. Së pari, kësaj rruge ia ndryshuat emrin.
Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga shërbimet këtu përreth.
Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar.

E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta.
Çdo shqiptar e kupton sot se është i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkatërroi pluralizmin, iu shkatërroi demokracinë.

Drejtësia ka tradhtuar shqiptarët, ajo amniston Edi Ramën, Erion Veliajn që me firmat e tyre kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro dhe në vend të tyre burgos padrejtësisht, paturpësisht liderin e opozitës. Ky është një turp i madh.
Burgos anëtarin e Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi që ka marrë 110 metër katrorë tokë të familjes së tij, kurse Edi Hajduti, në shkelje të plotë të ligjeve, i ka plaçkitur kësaj familje me 4 firma në 4 vendime qeverie, 1500 metra tokë të lënë për shkollë të lënë për fëmijët e lagjes ku banojnë.

Por ka edhe një arsye tjetër miq të dashur pse na luftojnë kaq shumë. Kjo është arsye është frika.
Ata kanë frikë, u keni kallur datën. Nuk ka gjë më të frikshme për një regjim se njerëzit e lirë, se njerëzit guximtarë, se njerëzit qëndrestarë. Dhe kanë arsye të forta për të na pasur frikë.

Ishte planifikuar shkatërrimi total i opozitës në zgjedhjet e 14 majit. U konfiskua vula e PD. Ia rrëmbyen vulën Sali Berishës që ishte faktuar lider i opozitës dhe ia dhanë Lulzim Bravës. Kishim zero komisionerë dhe zero buxhet.
Nga ana tjetër Edi Rama shpërndante në shkelje të plotë të ligjeve, zarfat 50 mijë lekëshe te 638 mijë pensionistë. U ndryshoi qendrat e votimit mbi 1.3 milionë votuesve. Nxori nga burgjet dhe solli nga jashtë vendit vrasës serialë, përdhunues, trafikantë për të terrorizuar votuesit.

Për këtë kishin planifikuar që opozita të dilte nga zgjedhjet me dhjetëra mijëra vota. Por opozita nuk mori dhjetëra mijëra vota, por opozita e vërtetë mori 600 mijë vota dhe të sigurt të jeni ju se nëse do ishte lejuar emri i PD në fletët e votimit, nëse do ishin lejuar logoja e PD, në tërësi bashkitë e vendit do ishin blu dhe Shqipëria do ishte blu.

Edi Rama na ka frikë sepse e njëjta histori u përsërit këtë në natën e ndërrimit të viteve. Kësaj herë në botën dixhitale. Ai vrapoi të rendë me inteligjencën artificiale, me daljen në programe televizive me patronazhistë dhe aktivistë, ndërsa Sali Berisha me një status në FB dhe mbështetjen tuaj, e mundi Edi Ramën në rrjetet sociale sipas raportit të publikuar në media së fundmi. Do e mundim sapo të përballemi me të. Është i pashpresë, i përket Lanës së historisë.
Miqtë e mi, është e pamohueshme. Liria nuk burgoset dot, po e bërë këtë, liria vetëm sa shumëfishohet.
E vërteta nuk heshtet dot. Po e bëre këtë, e vërteta shumë më tepër, shumë më fort.

Prandaj kjo luftë i ka shërbyer PD-në, sepse e ka shndërruar flamurin tonë në flamur të lirisë, në simbol të demokracisë, në simbol të shpresës. Ky flamur nuk mposhtet kurrë! Unë sot e kam varur këtë flamur në dritare. Ju ftoj të gjithë ju, ftoj të gjithë shqiptarët që të varin në dritare këtë flamur si flamur shprese, si flamur guximi, si flamur fitoreje për shqiptarët.
Ata nuk kanë flamur, ata janë njerëz me 100 flamuj. Ata edhe ata flamuj ku i kanë i nxjerrin në vilat e tyre të fshehta të ndërtuara me para krimi dhe nuk i shfaqin. Flamuri ynë qëndron krenar për jetë të jetëve krahas flamurit kombëtar.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet