LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kryefjalë është Aruba, por mediat po e fshehin lajmin! Kërkoj nga NATO, KE dhe PE të marrin këtë dosje sepse është çështja më madhore

Berisha i ka kërkuar NATO-s, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, ta marrin këtë dosje pasi është çështje madhore.

25 Shtator 2025, 13:12 Nga E.d
Berisha: Kryefjalë është Aruba, por mediat po e fshehin lajmin!
Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka thënë se mediat po kërkojnë ta fshehin lajmin mbi takimin e Ramës në Arubas. Gjatë një konference për mediat, Berisha i ka kërkuar NATO-s, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, ta marrin këtë dosje pasi është çështje madhore.

Sipas Berishës, në dosjen Aruba gjendet çelësi i të gjithë veprimtarisë kriminale të Edi Ramës dhe organizatës, që ai kryeson. Në fund Berisha tha se mediat nuk po mbrojnë interesin publik të shqiptarëve, por se ata po e fshehin lajmin.

"Kryefjalë është Aruba. Tani, unë do u përgjigjem zonjë, por të mos shpallim kryefjalë dhe kryedramë në moment kur paraqiten interceptime, jo më hipoteza, por regjistrime telefonike që qeveritarë të këtij vendi shkojnë me çarter, fluturojnë 13 mijë milje nga Tirana për t’u takuar me përfaqësuesit e klaneve kriminale dhe tashmë kjo nuk është kronikë e gazetave dhe portaleve të vendit, por është dosje e antimafies italiane, e cila thotë autori, fshihet në thellësitë më të mëdha. Politike është fshehja, pa diskutim. Por autori thotë, ndodhet edhe në shërbime të tjera. Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të ndalet sepse një kryeministër i një vendi anëtar, që vë qeverinë në dispozicion dhe negocion me grupet narkoterroriste ndërkombëtare është rrezik për NATO-n.

Unë u bëj thirrje Komisionit Europian, Parlamentit Europian, me urgjencë të marrin dosjen Aruba se aty qëndron çelësi i të gjithë veprimtarisë kriminale të Edi Ramës dhe organizatës që ai kryeson. Sepse aty zbulohet mekanizmi si u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Prandaj, u lutem, nuk mund të ketë kryefjalë, nuk mund të ketë çështje më madhore. A e imagjinoni ju se po të mos ishte kontrolli qeveritar mbi mediat, sot të gjitha mediat e vendit do ishin hapur me germat kapitale: Edi Rama, bashkëpunëtor i organizatave terroriste. Ku janë këta tituj? Dhe unë detyrohem të vij për t’iu kundërvu pikërisht censurës të tmerrshme të qeverisë ndaj këtyre lajmeve. Imagjinoni, kryeministri dhe qeveria akuzohen se kanë udhëtuar 13 mijë kilometra në Aruba për t’u takuar me klanet më të rrezikshme të drogës, të Shqipërisë, Europës dhe botës.

A ishin në avionë edhe Troplinët, Çelët, Çopjat dhe me radhë? Atë nuk e di, por aty thotë ministra, thotë qeveritarë. Thotë se nuk dihet a ishte apo jo Rama. Kur ai e shtron me dyshime... unë u garantoj që e kam pyetur disa herë Ramën edhe në parlament, çohu e thuaj, ke qenë në Aruba apo nuk ke qenë? A u kujtohet ju një denoncim në Facebook nga unë, që e paraqet Ramën në aeroportin e Amsterdamit, i rrethuar nga policët, vetëm.
Po, e keni status. Udhëtimi më mistik. A u nis me atë rast Rama në Aruba, unë nuk mund të them. Por kjo është e vërtetë. Unë dal këtu për të thënë të vërtetat që të tjerët i fshehin. Sot, mediat, po të mbronin interesin publik të shqiptarëve, do të kishin kryetituj: Edi Rama i lidhur me organizatat e narkoterrorizmit shqiptar dhe ndërkombëtar. Nuk janë, nuk janë," tha Berisha.

 

pd sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj