Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka thënë gjatë një konference për mediat se do e dërgojnë dosjen Aruba në të gjithë institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere. Berisha u shpreh se Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.
Sipas Berishës ai i ka drejtuar disa herë pyetje Ramës në parlament dhe ai nuk e ka mohuar, kurrë faktin se ka qenë në udhëtimin e tij në Aruba. Në fund Berisha tha se shqiptarët kanë në krye një organizatë kriminale me mandate parlamenti dhe me dekrete presidenciale për ministra, por që zhvillojnë takime me organizatat narkoterroriste të Amerikës Latine.
"Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, janë të njëjtë me atë të Venezuelës, me Maduron, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.
Për shqiptarët dhe qytetarët shqiptarë, kjo është një mynxyrë.
Kur organizatat terroriste, narkoterroriste, detyrojnë ministrat dhe me përqindjen më të lartë vetë Edi Ramën, i cili nuk e mohon dot që ka qenë në Aruba.
I kam shtruar pyetjen disa herë në parlament dhe nuk e ka mohuar asnjëherë udhëtimin e tij në Aruba.
Pra, shqiptarët kanë në krye një organizatë kriminale me mandate parlamenti, me dekrete presidenciale për ministra, por që zhvillojnë takime me organizatat narkoterroriste të Amerikës Latine.
Ky është një lajm për të cilin PD do bëjë gjithçka. Do kërkojë nga vendet partnere... dosjen Aruba ne do ta dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.
Edi Rama ka mbrojtësit e tij në aktivitetin e tij narkoterrorist, jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.
Por kjo në mënyrë absolute vetëm sa na imponon ne të jemi më këmbëngulës me përballjen me këtë veprimtari të tmerrshme kriminale, e cila pasqyrohet në dy drejtime themelore, në shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale, në shkatërrimin e euros dhe ekonomisë shqiptare, eksporteve, zëvendësimin e saj me narkoeuro dhe kullat e drogës dhe korrupsionit.
Pra, shkrimi i botuar në këtë libër që ka dalë këto ditë në Romë qartëson se marrëveshja ishte për Syrin apo Malin e Tiranës.
Të kesh në krye të ekzekutivit një kriminel si ky, që bën marrëveshje me organizatat terroriste, dëshmon se ky është një skllav i tyre.
Ky është një njeri i rrezikshëm çdo minutë, çdo orë, çdo ditë që qëndron në pushtet, jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin, Europën dhe botën." tha Berisha.
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht është shkarkuar si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi është marrë...
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka bërë një denoncim të fortë se kryeministri Edi Rama mund të k...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka treguar ditën e sotme dëshmitarët që do të marrë në gjyq. Duke fo...
TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur pas shtyrjes së seancës së saj dhe Ilir Metës nga GJKKO. Para gazetarëve, Kryemadhi ka th...
Belind Këlliçi TIRANË- Belind Këlliçi ka treguar arsyen që është paraqitur në Gjykatën e Posa&cc...
Ilir Meta TIRANË- Seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë ditën e sotme. Vendimi është marrë nga gjyqtar...
Ilir Meta TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj tij. Mësohet se...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, kur dhe është nisja e seancë...
Kaja Kallas dhe Vjosa Osmani SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një bisedë me përfaq&eum...
Kosove KOSOVË- Shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kosovë mbetet vetëm rreth 25 për qind, duk...