LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kryengritja paqësore do të çojë Ramën në bankën e akuzës, aty ku e ka vendin

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha u shpreh se Rama do të bëjë gjithçka për të “shpëtuar lëkurën e tij”, teksa shtoi se vetëm vendosmëria dhe kryengritja paqësore e opozitës mund ta çojnë këtë betejë deri në fund. 

7 Shkurt 2026, 12:43 Nga E. D
Berisha: Kryengritja paqësore do të çojë Ramën
Sali Berisha 

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë largimin e Belinda Ballukut, pasi sipas tij, dosjet hetimore që lidhen me zv.kryeministren dhe çështje të tjera madhore implikojnë drejtpërdrejt vetë Ramën. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha u shpreh se Rama do të bëjë gjithçka për të “shpëtuar lëkurën e tij”, teksa shtoi se vetëm vendosmëria dhe kryengritja paqësore e opozitës mund ta çojnë këtë betejë deri në fund. 

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët: 

Laert Vasili: Doktor, sipas jush, a është Rama i detyruar të lëshojë Ballukun sepse barazimi katër me katër i Gjykatës Kushtetuese duket si frikë e gjyqtarëve për të marrë vendim?

Sali Berisha: Laert, njëherë në radhë të parë të përshëndes përzemërsisht dhe të uroj sukses aty ku je. Po qe se të lejojnë kushtet, të mirëpresim prapë me 10 shkurt dhe për vendimin, gjithçka është për Ramën. Duhet ta dini ju dhe të gjithë shqiptarët se po të mos ishte i implikuar Rama, ai është i gatshëm ta zhdukë Belindën pa pyetur për të fare.

Por problemi është se dosjet, qoftë dosja e Belindës, qoftë dosja e AKSHI-t, të cilat nxjerrin me shëmtinë më të madhe të vërtetat e Edi Ramës, nxjerrin se Edi Rama është ai autori i tunelit të Llogarasë dhe përfituesi kryesor i 50 milionë eurove. Nxjerrin se Edi Rama është personi që përcaktonte fituesit e tenderit të Unazës së Madhe.

Nxjerrin më keq se çdo gjë tjetër se Edi Rama është Ergys Agasi i vërtetë.
Pra, jemi në këto rrethana, të cilat kërkojnë së pari, ta kemi të qartë se Edi Rama do bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Së dyti, ta kemi të qartë se vetëm guximi, vendosmëria jonë do shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama. Ndaj dhe kjo betejë nuk ka të ndalur gjer në fitoren e plotë.

Muharrem Kurti: Doktor, Gjykata Kushtetuese e dha një gjysmë vendimi, tani çfarë do bëhet me Lubinë?

Sali Berisha: Pyetja është se çfarë do bëhet me Ramën. Lubia është Rama, Rama është Lubia. Kryengritja paqësore do i çojë ata në bankën e akuzës, aty ku e ka vendin. Kjo do bëhet. Nuk ka forcë, i them Edi Ramës, nuk ka forcë të shpëtojë. Asnjë. Dhe mos kërko dhe mos lobo se në mënyrë absolute ne nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë asnjë lloj kompromisi përveç ligjit.

Do përballesh me ligjin për veprat e tua të zeza. Para se t’i kryeje, duhet të mendoheshe mirë tre herë. Por ja që vjen dita që sovrani të bën ligjin. I përshëndes qytetarët për përgjegjësinë e madhe qytetare që po tregojnë, revoltën dhe zemërimin që kanë brenda. Kështu që ne jemi në misionin e madh të shpëtimit të Shqipërisë nga Edi Rama./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj