LIVE UPDATES
Politike

Berisha:  Kush ka bashkëpunuar me kundërshtarin, të shkojë te partia e krimit

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të vendit, Berisha u shpreh se PD ka një numër, një përqindje të caktuar anëtarësie që quhet anëtarësi e fjetur, e cila nuk ndjek me disiplinë procedurat në parti.

16 Janar 2026, 18:02 Nga E.d
Berisha:  Kush ka bashkëpunuar me kundërshtarin, të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kush ka bashkëpunuar me kundërshtarin, do të shkojë te partia e krimit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të vendit, Berisha u shpreh se PD ka një numër, një përqindje të caktuar anëtarësie që quhet anëtarësi e fjetur, e cila nuk ndjek me disiplinë procedurat në parti.

Berisha tha se individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin e PD, nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ai tha se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. 

”Çështja e dytë, jashtëzakonisht e rëndësishme. Se ne nuk kemi më luksin. Nuk kemi më asnjë mundësi që të ndjekim një lloj axhende me çështje një nga një. Jo. Jemi në emergjencë. Jemi në emergjencë të vërtetë. Ndaj dhe ne duhet të, duhet të vendosim që të gjithë rrugëtimin tonë ta kemi shumë planshe. Partia Demokratike është një parti e madhe. Me votimet e saj, me votimet e saj pra që kanë marrë pjesë në pesë vitet e fundit, në tërësi janë mbi 40.000 anëtarë dhe anëtare që kanë ardhur dhe kanë votuar. Ka patur normal, siç ka, siç është fluksi i popullsisë, i popullatës dhe fluksi i anëtarësisë tonë, kanë emigruar, janë larguar, por në tërësi, në tërësi votimet tregojnë pak a shumë këto shifra.

Ndërkohë, si në çdo parti tjetër ka një numër, një përqindje të caktuar anëtarësie që quhet anëtarësi e fjetur, e cila nuk ndjek, nuk ndjek me disiplinë procedurat në parti, votimet e të tjerë, por ajo ekziston. Tani, ne shkojmë drejt zgjedhjeve, se jemi, ne do bëjmë analizat. Në këto rrethana që jemi ne do bëjmë patjetër analizën. Do bëjmë analizën sepse është e domosdoshme analiza për ne. Është e domosdoshme për të nxjerrë secili nga ne përgjegjësitë, mësimet, përmirësimet, kritikat, qëndrimet. Nuk jemi ne kurrë ata që i shmangemi të vërtetave dhe realitetit. Në asnjë rrethanë.

Dhe në qoftë se kjo nuk u fillua për disa muaj, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj prapë para jush, kishte vetëm një shkak. Betejën e egër që po zhvillohej midis nesh dhe qeverisë shqiptare që bënte çdo gjë për të mashtruar, deformuar, ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit. Kurse ne luftonim në kushte shumë të pabarabarta, por vetëm me fakte dhe me të vërteta, në mënyrë që ai raport të mos ndryshojë dhe është në nderin e atij ekipi dhe të atij drejtuesi dhe atyre drejtuesve të, të delegacioneve parlamentare dhe jo parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, që raportin jo që nuk e ndryshuan, por përkundrazi, e plotësuan me një seri, me një, me një shumësi dokumentesh që ne i furnizuam në mënyrë të vazhdueshme, dokumente të pakundërshtueshme

Kështu që në fund, Edi Rama që priste me çdo kusht që ato, ato zgjedhje të quheshin më të mirat se më parë, apo të quheshin kështu apo ashtu, ngeli me duar bosh, u turpërua, siç është, se turp s'ka ai, një deklaratë e bërë, përgënjeshtruar brenda 24 orëve dy herë si e pavërtetë nga një lobist i tij. Ndaj dhe tani, kjo ka qenë shkaku. Tani ne jemi parti e mendimit të lirë, parti e hapur, parti që bëjmë gjithçka për korrigjimet, për përmirësimin, për ripërtëritjen, për zgjerimin e radhëve. Natyrisht, në këtë analizë që do bëhet, individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike.

Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S'janë të shumtë, aq sa janë. Të tjerë, të tjerë, të cilët zemërimi, prish se jeni këtu. Zemërimi, nuk i lejoi të ngrihen mbi zemërimin e tyre dhe të gjejnë forca të angazhohen në betejën në fushatë elektorale. A pati të tillë? Pati. Nuk mund të themi që s'pati. I kemi të, janë të dokumentuar. Edhe këta të na falin, por të na falin, por në poste drejtuese nuk do mund të pretendojnë ata. Po ti je nënkryetar partie, ke qenë nënkryetar partie dhe tani më thua mua që thua që unë nuk punova në fushatë. Po si s'punove ti në fushatë? Apo pse s'e pate emrin tënd në listë, s'punove në fushatë ti?

Çfarë, ti nuk dole dot mbi zemërimin tënd, kupton apo jo? Prandaj të lutem, merr një pauzë, qetësohu, je, mbetesh ti, po mendo njëherë, se nuk të ka borxh partia ty, edhe gabim po të ketë bërë, se unë nuk them se ka patur një drejtësi maksimale në, në, në përcaktimin e listave e të tjerë e të tjerë. Po dhe gabim, ti s'mund të reagojë kurrë me një indiferencë, sikur nuk po zhvillohet në një kohë kur ishte e gjithë, e gjithë anëtarësia jote në betejë. Edhe këta, aq sa janë, nuk janë shumë, u them që tani, jepni dorëheqje.
Në të mirën tuaj, nuk do zgjidhin në forume. Jo, nuk mund të zgjidhen.

Sepse nuk ju ka, nuk dolët dot mbi zemërimin ju. Ndaj dhe kjo, kjo analizë, pra bëhet me qëllimin më të mirë, për të ripërtërirë forcat, për të ripërtërirë drejtimet në Partinë Demokratike. Por kjo nuk mund të bëhet, nuk mund të marri kurrë, nuk mund të marri kurrë karakterin që duam, në qoftë se ne nuk verifikojmë, identifikojmë çdo anëtar dhe anëtare të kësaj partie. Konstatoj një tendencë jo të favorshme ndaj primareve.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd mbledhje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj