Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të vendit, Berisha u shpreh se kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ky është viti më përcaktues për të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të vendit, Berisha u shpreh se kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe.
Lideri i opozitës tha se Rama ka kontroll në mbi 90% të mediave kundrejt pagesave, kundrejt ryshfeteve, për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për të glorifikuar të keqen. Berisha tha se Rama, ka krijuar një mburojë rreth aktivitetit të tij kriminale si drejtues i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme të Europës, e cila sipas tij është qeveria e tij.
”Ky takim, kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe. Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, për çdo opozitare dhe opozitar, duhet të ketë të qartë se ky është viti i provës së madhe, ky është viti i sfidës më të madhe që kemi patur ndonjëherë në jetën tonë politike, ky është viti më përcaktues për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne kemi dalë, ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narko-shtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.
Nuk ka qenë një gjë e thjeshtë, ka qenë një gjë shumë e vështirë për faktin se siç e dini, propaganda koprolalike që ai ka ndërtuar në vend duke vendosur në kontroll mbi 90% të mediave kundrejt pagesave, kundrejt ryshfeteve, për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për të glorifikuar të keqen, për të mbrojtur krimin, vjedhjen, drogën dhe farsën elektorale, po atë mashtrim ai u ka ndërmarrë, duhet thënë gjithashtu, jo pa sukses në komunitetin ndërkombëtar.
Me lobimin e tij dhjetëra, qindra miliona euro në zyrtarë të ndryshëm të llojit McGonigal, Mogherini, Coldea e të tjerë, e të tjerë, lista e tyre sigurisht shumë e gjatë dhe ne nuk e dimë, por këta i marrim vesh se i nxjerrin aksidentet. Ai ka bërë gjithçka, ka krijuar një mburojë rreth aktivitetit të tij kriminale si drejtues, patron i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme të Europës, që është qeveria e tij. Ne arritëm në shtatë rezoluta ndërkombëtare në një hark kohor 14 mujor, të miratuara dhe të firmuara nga të gjitha partitë e spektrit politik tonë në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
Arritëm të paraqesim me vërtetësi tiparet e shëmtuara kryesore të narko-diktaturës së Edi Ramës, diktaturës autoritare të tij. Arritëm t'u faktojmë botës se ky demon pushteti ka të përqëndruara në duart e tij në mënyrë antikushtetuese dhe anti-ligjore pushtete më shumë se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.
Se ky demon pushteti kontrollon në çdo qelizë, nëpërmjet lidhjeve me krimin dhe drogën, pushtetin në Shqipëri. Arritëm të faktojmë se ky është një armik i egër i pluralizmit që përdor Dumanët e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri, përdor Dumanët e tij si liçencë për krime të shëmtuara elektorale. Arritëm t'u faktojmë të tjerëve lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës, me grupe të tjera trafikantësh në Shqipëri, në Europë dhe në botë.” tha Berisha./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, janë takuar me d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bisedës së tensionuar me gazetarin grek John Defterios gjatë samitit të Abu ...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ftuar opozitën të bashkëpunoj për çë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetët e tij që të mos diskutojnë ligjet që vijnë në Parlament, por...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla u ka bërë disa vrejtje deputetëve socialist në lid...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se parlamenti nuk funksionon më si institucion kushtetues, por është &ldqu...
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Gjatë një dekl...
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se reformat do t...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka zbuluar ditën e sotme disa nga ligjet që do të ndryshohet gjatë k&eu...